google maps

Pamjet e Fukushimës tani edhe në Google Maps

Këtë vit shënohen pesë vjet nga tërmeti dhe cunami Tohoku, më 11 mars të 2011, që shkaktoi dhe katastrofën e Fukushimës. Google Maps ka mbledhur fotot panoramike në 360 gradë për të treguar çfarë ka ndryshuar, dhe çfarë jo, pas ngjarjes tragjike. Në këtë 5-vjetor kompania e teknologjisë ka bërë të mundur pamjet e përditësuara në 59 qytete, 9 vende dhe katër fshatra të prefekturës së Fukushimës, Ibaraki, Ivvate dhe Miyagi, të mbledhura mes qershorit 2015 dhe janarit 2016. Bëhet fjalë për përditësimin e tretë të katastrofës, që rifutet në projektet e arkivit dixhital të tërmetit të madh.

Revolucioni Google, shkon në Hënë

Revolucioni i Google Maps kap majat dhe arrin gjer në eksplorimin e hënës. Përditësimet e fundit të aplikacionit, bëjnë të mundur shikimin e një pjese të madhe të sistemit diellor, ku përfshihen planete , hëna dhe një stacion hapësinor. Përtej etiketimit të pothuajse çdo rruge në Tokë, Google ka implementuar të renë më të fundit. Duke përdorur rreth gjysmë milioni imazhe të kapura nga sonda “Casini”,( e cila pushoi së punuari shtatorin e kaluar pas 13 vite aktivitet), përpara përdoruesit servirën pamje të Merkurit, Venusit, Hënës, Marsit, satelitit të Jupiterit, Plutonit etj.

Rrugët e Shqipërisë tashmë online, zbarkojnë në vend makinat e Google

Së shpejti, rrugët kryesore të qyteteve kryesore shqiptare dhe atyre turistike, do të vizitohen edhe online. Kompania Google njoftoi dje se do të fillojë udhëtimet dhe fotografimin e rrugëve të Shqipërisë për të përmirësuar shërbimin “Pamje të Rrugëve” (Street View), të Hartave të Google. “Nga 29 prilli, automjetet e Google do të fillojnë udhëtimin dhe shkrepjen e fotografive 360° nëpër qytetet e mëdha si Tiranë, Durrës, Sarandë dhe nëpër zonat turistike e historike të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Google. Këtë e konfirmoi edhe ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito.

Street View ‘publikon’ Shqipërinë

Shqipëria nuk është më jashtë hartëzimit “Street View” të gjigantit amerikan të teknologjisë, “Google”. Prej ditës së enjte, rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve më të mëdha të vendit, mund t’i ‘shëtisni’ duke shfrytëzuar këtë shërbim. ‘Shfletimi’ i rrugëve të Shqipërisë përmes “Street View” është mjaft i thjeshtë. Mjafton të futesh në këtë shërbim të ofruar nga Google dhe të udhëtosh më pas me sytë e Google. Tirana është qyteti i hartëzuar më shumë dhe më pas me radhë edhe qytetet bregdetare dhe qytetet e tjera më të mëdha të vendit.