Gramoz

Gazetarët vizitojnë Malin e Gramozit dhe Rezervatin Natyror Gërmenj-Shelegur

Ndonëse më shumë është i dëgjuar sesa i vizituar, Kolonja është një destinacion i pakrahasueshëm turistik, plot me vlera kulturore dhe natyrore. Për ti nxjerrë në pah këto vlera, ekspertët e Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) kanë realizuar një vizitë me gazetarë në këtë zonë, konkretisht në Rezervatin Natyror Gërmenj-Shelegur dhe në Malin e Gramozit. Ekipi i gazetarëve, i shoqëruar nga ekspertët e PPNEA-së, gjatë javës së kaluar zbuluan pamjet mahnitëse, faunën, florën dhe vlerat kulturore të këtij rajoni.