Grand Reporters

Grands Reporters: “Kur Shqipëria hap krahët për turistët”

Gazeta franceze “Grand Reporters” është promovuesja e radhës e Shqipërisë turistike. Ajo i ka dedikuar një artikull të gjatë turizmit në vendin tonë. Autori, Erik Bataille e ka titulluar : “Kur Shqipëria hap krahët për turistët”. Ai e nis me një citim duke thënë se: “ Gjysmë shekulli diktaturë totalitare, nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të nisin kuriozitetin”. Dhe ja sesi e vazhdon ai rrëfimin e tij: “Njëzet vjet më vonë, Kanuni nuk është Bibla për malësorët katolikë të Veriu. Ata ndjekin përsëri disa tradita ballkanike, por nuk është më ajo kohë.