Greqi

“Ecocar” makina e parë elektrike greke del në shitje

Një makinë dy vëndëshe e cila përshkruan një distancë autonome 100-120 kilometra dhe e aftë për një shpejtësi deri në 80 km në orë ka hyrë në prodhim dhe tashmë është në dispozicion për shitje në Greqi. E projektuar dhe prodhuar përmes bashkëpunimit të firmës greke Ecosun dhe një fabrike industrial kineze “Ecocar” u prezantua për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të 82 të Selanikut në shtator. Kompania greke Ecosun krijoi idenë tre vjet më parë duke projektuar produktin dhe duke furnizuar sistemet elektrike dhe bateritë.

Banori më i madh i kontinentit të vjetër është 1075 vjeç… quhet Adonis

Qenia e gjallë më jetëgjatë në Europë quhet Adonis dhe është një pishë boshnjake (Pinus heldreichii) 1075-vjeçare e zbuluar në malet e Pindit, Greqi nga një grup kërkuesish gjermanë, amerikanë dhe suedezë në kuadër të një studimi të ndërmarrë nga Universiteti i Stokholmit. E lindur në kohën e perandorisë bizantine, Adonis ka parë historinë të kalojë nën degët e tij; nga ardhja e pushtuesve osmanë deri tek pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sot, nëpër unazat e trungut të saj, ajo është e gatshme të tregojë evoluimin e klimës mesdhetare përgjatë shekujve.

Evakuohet aeroporti në Greqi, përhapen pesticide në ajër

Udhëtarët në aeroportin e Rhodosit në Greqi janë nxjerrë nga ambientet e brendshme të terminalit dhe u është thënë që të presin jashtë. Siç raportojnë mediat greke dhe të huaja, pasagjerët kishin vështirësi në frymëmarrje, kollitje dhe skuqje të syve. Sipas udhëtarëve, në ambientet e terminalit ishte përhapur pesticid, që nuk dihet se çfarë është. Shumë prej fluturimeve janë shtyrë, ndërsa autoritetet po hetojnë se çfarë e shkaktoi saktësisht këtë situatë.

Greqi, 7 të vdekur nga përmbytjet e mëdha

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e një vale moti të keq, të ashtuquajtur Euridiki, që po mbizotëron në pjesën më të madhe të vendit. Të gjithë viktimat kanë qenë banorë të komunës së Mandres në perëndim të Athinës, ku dhjetëra shtëpi janë përmbytur nga ujërat e rrëmbyera. Sipas organeve vendore, disa persona konsiderohen të humbur, ndërsa dy gra të tjera të moshuar që janë shpëtuar në çastin e fundit janë dërguar në spital me hipotermi.

Greqi, betejë ndaj flakëve. Tre zjarrfikës të plagosur

Prej pasdites së të enjtes, dhjetëra zjarrfikës po përpiqen të kontrollojnë një zjarr të madh që ka rënë në zonën pyjore të ishullit të Lesbosit, midis fshatrave Geras dhe Plomariou. Shërbimi zjarrfikës njofton se janë dhjetëra vatra zjarri dhe ka hedhur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme. Terreni i thyer e bën më të vështirë hyrjen e mjeteve të zjarrfikësve dhe pritet të mbërrijnë në ishull dy helikopterë të tjerë nga Athina.

Greqi, dita e dytë e temperaturave rekord nga i nxehti

Greqia është prekur për të dytën ditë radhazi nga një valë moti tepër i nxehtë. Përgjatë të gjithë ditës së shtunë, një atmosferë mbytëse ka mbizotëruar në të gjithë vendin dhe sidomos në qendrat e mëdha, si Athina, Selaniku dhe Patra. Por temperaturat rekord të ditës janë regjistruar në zonën Mires, në Iraklio të Kretës, ku termometri shënoi 45,9 gradë Celsius, si dhe në Larisa me 45.5 gradë Celsius, kurse në kryeqytet në zonën Psiqiko për të dytën ditë temperatura ka prekur nivelin e 43.4 gradë Celsius.

Greqi, gjendet qyteti i humbur

Arkeologët kanë zbuluar një qytet 2500-vjeçar në Greqi. Shkencëtarët e universiteteve të Gothenburgut dhe Bournemouth kaën eksploruar mbetjet e fshatit të quajtur Vlochos, 300 km në veri të Athinës. Teksa disa nga mbetjet ishin njohur më parë, ishin konsideruar si një pjesë e parëndësishme e një vendbanimi në një kodër, thotë kreu i skuadrës Robin Ronnlund. “Një koleg dhe unë erdhëm në këtë zonë në lidhje me një tjetër projekt vitin e kaluar, dhe gjetëm një potencial të mirë. Fakti që askush nuk e kishte eksploruar kodrën më herët është një mister”, thotë Ronnlund.

Greqi, tërmet i fuqishëm në jug-lindje të Kretës; frikë mes banorëve

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka tronditur banorët e ishullit Gavdos, në jug-lindje të Kretës. Tërmeti është regjistruar 30 minuta pas mesnate dhe epiqendra e tij ishte në zonën detare 426 km në jug të Athinës, në një thellësi prej 8 km. Lëkundjet sizmike janë ndjerë pothuajse në të gjithë ishullin e Kretës, duke shqetësuar banorët. Sipas specialistëve të Organizmit Antisizmik, tërmeti është shkaktuar si pasojë e lëvizjeve të pllakave tektonike të Afrikës dhe Europës, një fenomen plotësisht i natyrshëm dhe që nuk duhet parë me shqetësim.

Greqia në flakë, mbi 60 të vdekur dhe 1000 banesa të shkrumbuara nga zjarret

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën pas flakëve që kanë përfshirë Athinën teksa Greqia po përballet me krizën më të keqe të zjarrit përgjatë dekadës. Gjithashtu mbi 1000 banesa janë shkrumbuar. Sipas Kryqit të Kuq, 26 trupa janë gjetur në një vilë oborrin e një vile në fshatin bregdetar të Matit në Athinë, shkruan BBC.

Greqia: studim për linjë hekurudhore me Shqipërinë

Këshilli i Rajonit të Epirit, në Greqinë Veriore, ka shpallur konkurimin për këshillim teknik dhe studimin mbi zhvillimin e ndërtimit të rrjetit hekurudhor mes këtij rajoni dhe Shqipërisë. Sipas burimeve zyrtare greke kompania që do të studiojë ndërlidhjen e dy rrjeteve hekurudhore mes Greqisë dhe Shqipërisë, do të duhet të bashkëpunojë edhe me autoritetet shqiptare të hekurudhave . Ndërkohë, financimi për këtë proces paraprak tashmë është shpallur nga Qarku dhe është njoftuar për prokurim.

Katastrofa natyrore, shkon në 16 numri i viktimave në Greqi

Ka shkuar në 16 bilanci i të vdekurve pas valës së përmbytjeve dhe kohës së keqe që ka goditur Athinën dhe Mandran, një lokalitet popullor 27 km nga kryeqyteti grek. Viktimat janë thuajse të gjithë të moshuar, të cilët kanë mbetur në shtëpinë e tyre pa mundur të dalin nga vërshimi i ujërave. Balta dhe përmbytjet kanë shkatërruar rrugët e periferisë së kryeqytetit grek, duke bërë të pabanueshme me mijëra shtëpi. Shirat kanë prekur edhe zytetin Nea Peramos. Në dy lokalitete është shpallur gjendja e emergjencës, aq sa në vend e kanë krahasuar situatën me një katastrofë natyrore të vërtetë.

Katastrofë mjedisore në Greqi, ndoten plazhet

Kjo e fundit është cilësuar si një katastrofë mjedisore. Disa nga plazhet më të kristalta të Greqisë janë veshur me një shtresë të zezë, pas një rrjedhjeje masive mazuti nga një çisternë e mbytur. Anija “Aya Zoni II”, 45-vjeçare, u mbyt ndërsa ishte e ankoruar në afërsi të ishullit Salamina mbrëmjen e së dielës. Ajo mbante rreth 2.500 tonë karburant, një pjesë e të cilit me shpejtësi ka mbuluar plazhet në anën juglindore të ishullit, përballë Athinës dhe Portit të Pireut. Mazuti tani është përhapur edhe në brigjet e kryeqytetit. Banorët vendorë e kanë cilësuar ngjarjen një katastrofë.

Katër vende ballkanike, me plan të ri për shkarkimet e dioksidit të karbonit

Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë në grupin e vendeve të Bashkimit Evropian që kanë nevojë të reduktojnë shkarkimet e karbonit në sektorin e transportit, mbetjeve, ndërtimit dhe bujqësisë, të paktën deri në vitin 2030. Analiza është realizuar nga Agjencia e Lajmeve për Ndryshimet Klimatike. Artikulli i saj thekson se ka vende që do të jenë të detyruara që të shkurtojnë më tej këto shkarkime, për shkak të largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian në qershor të këtij viti. Greqia, deri në vitin 2030, duhet të reduktojë shkarkimet e gazit për shkak të efektit serë me 14%.

Kreta pjesë e projekteve ambicioze të energjisë

Kreta, ishulli më i madh i Greqisë, do të bëhet një kryqëzim i ndërlidhjes së energjisë dhe një shembull që duhet ndjekur në përputhje me iniciativën e Energjisë së Pastër të Bashkimit Europian për Ishujt e BE-së, nëse zbatohet një plan ambicioz për të kryer energji nga Afrika dhe Evropa. Kompania Green Power 2020 ka hartuar një plan për transmetimin e energjisë diellore nëpërmjet kabullit nënujor nga porti i Tobruk në Libi në Kretë – i cili gjithashtu pritet të lidhet me rrjetin Attica në të ardhmen – dhe mbështetet në politikën e BE për zbatimin e tij, tha themeluesi i kompanisë, Gassan Anbar,për Kathimerini.

Përmbytjet në Greqi: Gjendje e jashtëzakonshme në Selanik e Peloponez

Në rajonet e Selanikut dhe Peloponezit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga të reshurat e rrëmbyeshme dyditëshe të shiut, lajmëroi agjencia ANA. Në mbledhjen në qytetin Kalamata, në të cilën ka marrë pjesë delegacioni qeveritar, është vendosur të ndërmerren masa të jashtëzakonshme. Deri tani nga përmbytjet humbën jetën katër persona, ndërsa një person rezulton i zhdukur.

Protestojnë fermerët e Kretës

Rreth 2000 fermerë nga Kreta protestuan në qendër të Athinës kundër politikave qeveritare në sektorin e bujqësisë. Protestuesit mbërritën në Portin e Pireut gjatë orëve të mëngjesit dhe në vazhdim marshuan drejt Ministrisë së Bujqësisë në sheshin “Vathis”. Pak para godinës së Ministrisë së Bujqësisë, policia bllokoi turmën, duke shkaktuar zemërimin e fermerëve, të cilët qëlluan me gurë kundër forcave të policisë, të cilat u përgjigjën me gaz lotsjellës. Përballja vazhdoi për disa minuta.

Shtrëngohen masat për sigurinë ushqimore në Greqi – Etiketim për vendin e origjinës tek qumështi

Greqia planifikon të bëjë të detyrueshëm etiketimin e vendit të origjinës për qumështin duke nisur që nga viti 2018. Në këtë mënyrë, shteti helen i bashkangjitet trendit në rritje të vendeve të BE për etiketime më të sakta të produkteve ushqimore ushqimore, çka ka zemëruar industrinë. Ministri i Bujqësisë, Evangelos Apostolou tha të enjten se parlamenti do të votojë javën e ardhshme për një ligj që rregullon etiketimin e qumështit, ndërsa burimet nga ministria thanë se masa tashmë ishte dhënë më parë nga Komisioni Evropian.

TAP, respekti ndaj mjedisit, model që duhet të ndiqet edhe në Greqi

Modeli i ndjekur në Shqipëri nga Trans Adriatic Pipeline në lidhje me respektin ndaj mjedisit, kulturës dhe shoqërisë duhet të ndiqet edhe nga Greqia. Kështu raporton stacioni grek radiofonik Lehovo. Sipas saj, që nga qershori 2015 në fazën përgatitore për ndërtimin TAP ka treguar angazhimin e tij serioz për të respektuar traditën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin. Shembulli më i mirë është zona e Vithkuqit në rajonin e Korçës , i njohur për atraksionet turistike. Këto kredenciale, si dhe metodat e aplikuara për ndërtimin e gazsjellësit tregojnë angazhimin e konsorciumit ndaj të tre vendeve (Greqi, Shqipëri, Itali).

Zjarr masiv në Greqi, flakët rrezikojnë ti afrohen Athinës

Mbi 70 forca zjarrëfiske, 30 automjete dhe helikopterët kanë luftuar për shumë orë kundra zjarrit që ka përfshirë disa sipërfaqe me pemë dhe shkurre në juglindje të kryeqytetit “helen". Në orët e vona të së hënës, flakët që kanë përfshirë me dhjetra hektarë hapësira, kanë rrezikuar banesat në periferinë e Kalyvia, rreth 35 kilometra në juglindje të Athinës. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, duke vështirësuar edhe punën e zjarrëfikësve.

Zjarret përfshijnë Greqinë, gjendje e jashtëzakonshme në Hios

Organet greke kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin Hios në Egjeun lindor për shkak të zjarreve që kanë shpërthyer në jug të tij prej mëngjesit të së hënës. Megjithë përpjekjet, repartet e zjarrfikësve ende nuk mund t’i kontrollojnë dot pasi në zonë fryjnë erëra të fuqishme dhe temperaturat janë tepër të larta, ndërsa janë rrezikuar edhe shtëpitë e banorëve të paktën në gjashtë fshatra. Zjarret kanë djegur edhe shumë prej pyjeve me pemë që japin lëndën e parë në prodhimin e çamçakëzit, drurë që rriten vetëm në këtë ishull dhe që duhen të paktën 6 vjet që të japin prodhimin e tyre, në fillim të muajit gusht.

  • 1
  • 2