grimca helmuese

Një e treta e vdekjeve nga grimcat e padukshme

PROF. ASOC. DR. ARJAN KORPA*

Në nivel global, në vitin 2010 u regjistruan 3 milionë e 200 mijë vdekje nga ndotja e mjedisit, krahasuar me 800 mijë në vitin 2000. Kjo shifër ka shkaktuar shok në qarqet e shkencëtarëve dhe specialistëve të shëndetit publik. Automjetet janë ndër burimet kryesore të kësaj ndotjeje. Ndotja e ajrit prej automjeteve ndahet në ndotje parësore dhe dytësore. Ndotja parësore emetohet direkt në atmosferë, ndërsa ndotja dytësore rezulton prej reaksioneve kimike midis ndotësve që gjenden në atmosferë. Ndotësit kryesorë që emetohen prej automjeteve janë këta:

Shqipëria, shënjestër e lehtë e enëve të porcelanit plot helm

Plumbi dhe kadmiumi janë dy metale të rënda toksike, ndikimi i të cilave në organizmin e njeriut është i rrezikshëm për çdo moshë. Këto dy substanca janë veçanërisht të dëmshme për fëmijët, femrat shtatzënë dhe bebet. Plumbi dhe kadmiumi kanë tendencën të akumulohen në organizëm, ndaj edhe sasi të vogla të tyre mund të përbëjnë një rrezik të mirëfilltë. Në korrikun e kaluar, autoritetet doganore dhe të kontrollit ushqimor në Italinë fqinje refuzuan hyrjen e disa ngarkesave kolosale me tasa porcelani për përdorim ushqimor me prejardhje nga Kina.

Tetovë, bredhi i Vitit të Ri me simbolet e grimcave helmuese PM10

Tetova dhe ndotësi më i madh i ajrit në këtë komunë, Jugohromi, vazhdojnë të jenë kryelajmi në mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni. Pas raportimeve mediatike se qeveria ka vendosur ta pezullojë punën e Jugohromit, është paraqitur edhe ministri i Mjedisit, Nurhan Izairi, i cili ka përgënjeshtruar këto lajme dhe ka thënë se qeveria ende nuk ka sjellë ndonjë vendim për mbylljen e këtij Kombinati.