gripi i shpendeve

Gripi H5N8 përfshin Italinë, mijëra pula do asgjësohen

Epidemia e gripit të shpezëve H5N8 ka shpërthyer në fermat e pjesës qëndrore dhe veriore të vendit që nga fillimi i muajit dhe mbi 880 mijë pula,rosa dhe gjela do asgjësohen. Shpërthimi më i madh i virusit H5N8, që çoi në vrasjen e miliona zogjve ndodhi një vit më parë ne Evropën Perëndimore në një fermë të madhe të prodhimit të vezëve në provincën e Ferrara. Epidemia e fundit u konfirmua më 6 tetor dhe rreth 853,000 pula do të asgjësohen brenda 17 tetorit thanë zyrtarë të Institutit Zoologjik.

Nuk ka grip shpendësh, alarm fals në Fier

Pas alarmit të ardhur nga zona e Fierit për infektimin e shpendëve nga virusi H5N8, i njohur si gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë thotë se nuk ka vend për panik. Rreth 500 krerë kanë ngordhur brenda dy ditëve të fundit në fshatrat Shënpjetër, Topojë dhe Seman të Fierit, duke përhapur panikun e gripit të shpendëve. Ministria e Bujqësisë analizoi mostrat e këtyre shpendëve, prej nga ministria thotë se rezultojnë të paprekura nga virusi por nga infeksione të zakonshme.

Rikthehet gripi i shpendëve

Ministria e Bujqësisë njofton se për herë të parë që nga viti 2006, rikthehet në Evropë gripi i shpendëve dhe se Shqipëria është e rrezikuar nga ky virus, për shkak të shtegëtimit të shpendëve të egër drejt lagunave. Për këtë shkak, Ministria e Bujqësisë njofton se ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjalla nga vendet e prekura. Po ashtu, Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve që të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhura.

Rikthehet gripi i shpendëve në Koren e Jugut, masa të rrepta

Rikthehet gripi i shpendëve në Koren e Jugut, bëhet e ditur se në një fermë patash në jugperëndim të vendit është vërejtur epidemi e gripit të shpendëve. Autoritetet Koreano Jugore deklaruan se kanë marrë masa të rrepta duke ndaluar lëvizjen e shpendëve per 48 orë. Masa e vendosur për të luftuar kundër epidemisë së virusit përfshin edhe automjetetet e fermave të shpendëve dhe punonjësit e tyre. Koreja e Jugut ka marrë masa mbrojtëse në të gjitha fermat e shpendëve dhe objektet relevante në vend. Siç thuhet, rreth 12 mijë e 300 pata janë asgjësuar në fermë pas evidentimit të virusit të tipit H5N6.

Shqipëria nuk është prekur nga gripi i shpendëve

Drejtori i Shërbimit Veterinar, në Ministrinë e Bujqësisë, Edi Ferro, deklaron se vendi ynë nuk është prekur nga gripi i shpendëve megjithëse në disa shtete në kufi më Shqipërinë janë vënë re shenja të kësaj sëmundje. “Shqipëria nuk konsiderohet vend i prekur, por është vend me rrezikshmëri të lartë sepse të gjitha vendet e rajonit kanë 1, 2 apo 3 vatra të konfirmuara. Ju mund të thoni si ka mundësi? Unë do të thosha se si ka mundësi që është prekur një pjesë e rajonit të Lombardisë dhe nuk është prekur pjesa tjetër e Italisë. ekspertët tanë bashkë me ata të BE-së nuk kanë një rast të konfirmuar. Të shohim si do të shkojnë gjërat në ditët në vijim”, tha Ferro.