Groenlande

NASA: Një masë gjigande akulli është duke u shkëputur në veriperëndim të Groenlandës

Një masë gjigande akulli është duke u shkëputur në veriperëndim të Groenlandës dhe pamjet vijnë nga NASA. Gjatë një misioni, studiuesit kanë fotografuar një çarje të re pranë qëndrës së shelfit të akullnajës Petermann. Në fotot e studiuara, ndarja e re duket relativisht shumë afër një shkëputjeje të madhe që po përhapet në drejtim të qendrës së shelfit të akullit. Operation IceBridge thotë në një postim në Facebook se rrjedhja e akullit në mes të shelfit mund të çojë në avancimin e një çarjeje të re. Petermann, një nga akullnajat më të mëdha të Groenladës është zvogëluar vitet e fundit.

Nën akujt e shkrirë të Groenlandës, zbulohet fosili më i vjetër në botë

Shkencëtarët kanë zbuluar atë që mendojnë se është fosili më i vjetër në botë, një mbetje jete që i përket 3.7 miliardë vjetëve më parë, kur qielli i Tokës ishte portokalli dhe oqeanet e saj të gjelbër. Në një pjesë të saposhkrirë të Grenlandës, shkencëtarët australianë kanë gjetur strukturën e mbetur nga një komunitet mikrobesh që kanë jetuar në një funddeti të lashtë, thuhet në një studim të publikuar në revistën ‘Nature’ të mërkurën. Zbulimi tregon se jeta mund të jetë formuar më shpejtë dhe më e lehtë se sa mendohej dikur, rreth gjysmë miliard vjet pas formimit të Tokës.