guida turistike

Certifikohen 159 udhërrëfyesit e parë turistikë të Shqipërisë

Shqipëria do të ketë për herë të parë udhërrëfyesit turistikë të certifikuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Janë gjithsej 159 udhërrëfyes turistikë që u pajisën me çertifikatë dhe me bexhën zyrtare, të cilat do të jenë dokumentet zyrtare që do paraqesin këto guida për të ushtruar profesionin e tyre, të rregulluar tashmë në bazë të ligjit “Për Turizmin” (93/2015). Këta emra do të jenë tashmë të afishuar në regjistrin e udhërrëfyesve të Shqipërisë, që do të afishohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Gjirokastër, çertifikohen 22 guida turistike

22 të rinj nga i gjithë qarku i Gjirokastrës u çertifikuan së fundi prej Drejtorisë së Formimit Profesional në drejtimin “guidë turistike”. Ata, sipas profesor Vladimir Qirjaqit, kanë marrë njohuri bazë nga një program i miratuar nga Ministria e Kulturës. Materiali jep të dhëna bazë me interes turistik mbi historinë, arkeologjinë, zhvillimin ekonomik, kulturor dhe etnografik të territoreve të Gjjrokastrës, Tepelenës e Përmetit.

Guidat turistike, si do të bëhet licencimi për shqiptarët dhe të huajt

Të gjithë ata persona që do të duan të ofrojnë shërbime si udhërrëfyes turistikë profesionale do të duhet të pajisjen me një certifikatë, e cila do të jetë e vlefshme për 2 vjet dhe më pas duhet të rinovohet. Qeveria tashmë ka miratuar kriteret mbi bazën e të cilave mund të bëhet certifikimi, që duhet të botohen në Fletoren Zyrtare për të hyrë në fuqi. Më pas personat që e ushtrojnë këtë veprimtari do të duhet të certifikohen brenda 6 muajve.