guide turistike

Zvicra hap rrugën e saj për guidat turistike shqiptare të certifikuara

Për herë të parë do të sanksionohet me ligj certifikimi dhe standardizimi i guidave turistike. Ky proces parashikohet të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm, kohë në të cilën do të miratohen edhe aktet nënligjore të ligjit të ri të turizmit. Ekspertët e turizmit shprehen se zhvillimi i këtij profesioni do të mund të ndihmojë në krijimin e më shumë vendeve të reja të punës, si dhe në promovimin e veçantive lokale të zonave të turizmit. Në më pak se një vit është rritur ndjeshëm interesi i të rinjve për të qenë një guidë profesionale turistike.