gurore

Gurore të paligjshme në Dajt, kompanitë masakrojnë mjedisin

Në majën e Priskës në Malin e Dajtit po kryhet një masakër mjedisore. Kompani të licencuara nga Ministria e Mjedisit në mënyrë abuzive dhe kompani fantazmë që punojnë pa leje, gërryejnë çdo ditë parkun kombëtar të Dajtit, për të nxjerrë gurë gëlqerore dhe pa u shqetësuar nga asnjë institucion shtetëror. Report TV ishte në guroret ku nxirret guri gëlqeror. Prania jonë ka shqetësuar menjëherë punonjësit e këtyre kompanive, të cilët na kanë vëzhguar gjatë gjithë kohës. Kjo masakër mjedisore mund të dallohet fare qartë edhe në “Google Maps”, ku duken zonat që janë zhveshur nga pyjet.

Guroret e pakontrolluara kërcënojnë malin e Tomorrit

Biznesi i nxjerrjes dhe përpunimit të gurit në malin e Tomorrit po lë pasoja të pariparueshme në ekosistemin, habitatet natyrore dhe peizazhin e Parkut Kombëtar. I parë nga larg, me majën e tij të mbuluar nga dëbora të cilin poeti Andon Zako Çajupi e quante ‘kishë të Shqipërisë dhe fron të perëndisë,’ mali i Tomorrit ngjan madhështor dhe i bukur si një kartolinë. Por po të afohesh pak më afër zbulon se është i tharë dhe i mbushur me zgavra që duket sikur i shkojnë deri në palcë. Buldozer dhe eskavator të fuqishëm e gërryejnë me pash çdo ditë ndërsa qindra puntorë, ditë-natë, nxjerrrin pllaka guri për t’i ngarkuar në makina që lënë pas re të trasha pluhuri. 

Mali i Krujës copëtohet përditë nga guroret e shumta

Që në tetorin e 2016 Milieukontakt në bashkëpunim me Klubin Ekologjik dhe komunitetin e Krujës ka nisur ndjekjen në praktikë të të gjitha fazave të procesit të lejes mjedisore nga kompani që shfrytëzojnë karriera lumore dhe gurrore. Përpos ngritjes së kapaciteteve të OJFve vendore dhe të disa përfaqësues të komuniteti mbi monitorimin e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) është punuar edhe në mënyrat e përfshirjes së publikut në monitorimin e një subjekti gjatë fazës së punimeve. Këto subjekte janë burimi kryesor i ndotjes së ajrit në qytet.

Monitorimi i procedurave të VNM nga komunitetet vendore

Ditën e enjte datë 25 maj ora 11:00 Milieukontakt së bashku me organizatat dhe autoritetet vendore organizuan një vizitë në një nga karrierat gurrore që operojnë në fshatin Picrragë në Njësinë Administrative Borizanë, Bashkia Krujë. Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi i palëve të interesuara mbi këtë investim dhe ngritja cështjeve te cilat duhet të trajtohen në raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis. Në takim ishin të pranishëm rreth 15 persona përfaqësues të ARM Durrës, përfaqësues të firmës e cila do bëjë punimet, eksperte të studios qe ka bërë raportin e VNM-së, përfaqësues nga Klubi Ekologjik Krujë, Milieukontakt dhe banorë të zonës.