habitat

"Takim me Wulfenia Baldaccii"

Sot, me datë 22 Maj 2018, në Ditën Botërore të Biodiversitetit Biologjik, shoqata ‘Aleanca e Alpeve Shqiptare” prezanton dhe krijon aktivititetin “Takim me Wulfenia Baldaccii”. Një skuadër të rinjsh, anëtaarë të rrjetit AASh, u nis sot në një udhëtim ekologjik (walking) për të shkuar në një nga habitatet e rralla në Shqipëri ku mund të gjendet kjo bimë.

Pas lagunës së Karavastasë, flamingot rikthehen edhe në Lagunën e Nartës

Pamje të rralla vijnë nga Laguna e Nartës në Zvërnec, aty ku qindra flamingo janë rikthyer në “habitatin” e tyre natyral. Pas lagunës së Karavastasë, flamingot shfaqen në Nartë. Pamje të rralla vijnë nga Laguna e Nartës në Zvërnec, aty ku qindra flamingo janë rikthyer në “habitatin” e tyre natyral. Pas vitit 1997, në Shqipëri flamingot dhe shpendët e tjerë të mbrojtur, filluan shtegtimin masiv për shkak të gjuetisë së paligjshme. Në vitin 2016, qeveria vendosi të ndalojë gjuetinë me anë të një moratoriumi, që duket se ka dhënë efekt. Flamingot e bardha, me një ngjyrë karakteristike janë fotografuar dhe janë publikuar në faqen e Facebook-ut, “Zvërneci”.