Hajri Çela

“Fiks Fare”: Moratoriumi i pyjeve? Prerjet vazhdojnë në qarkun e Beratit

“Fiks Fare” shkoi në fshatin Sevran i Vogël të Skraparit, arsyeja për këtë është dëmtimi që po i bëhet mjedisit. Prerja e pyjeve në këtë zonë shkakton shumë dëme. “Në fshatin tonë këto është bërë batërdia. Është shfrytëzuar komplet lënda me lis bung që para ’90-ës shteti nuk e lejonte ta shfrytëzonte se ishte për lëndë ndërtimi me dokumente. Tani është prerë për dru zjarri”, thotë një fshatar. Kryeplaku Hajri Çela tha se askush nuk e ka pyetur komunitetin, as atë vetë, për lejen e shfrytëzimit. “Asnjë nuk ka pasur me mua si kryeplak. Askush nuk ka pyetur, nuk është bërë asnjë inspektim, asgjë”, thotë ai.