harta

Alarmi për rezervuarët dhe digat, Shqipëria ka mbi 600 ‘mina me sahat’

Përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës dhe vërshimi i menjëhershëm i ujit në disa biznese, për të cilat u fajësua hapja e digës së Kasharit, ka risjellë edhe njëherë në vëmendje problemet me menaxhimin e digave pas kalimit të tyre në administrimin e Bashkive. Reforma territoriale u kaloi më shumë kompetenca vendorëve dhe mes të tjerave, me një vendim të Këshillit të Ministrave të datës 30 dhjetor 2015, është urdhëruar transferimi nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave tek Bashkitë, e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme e të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit.

Gjysma e popullësisë botërore jeton në 1% të sipërfaqes së tokës

Në hartën bashkëngjitur këtij shkrimi qëndron një çekuilibër i zymtë hapësinor: Gjysma e njerëzve në botë zënë vetëm 1% të sipërfaqes së Tokës (pjesa me të verdhë) dhe gjysma tjetër jeton në 99%-shin e mbetur (pjesa me të zezë). Max Galka ka krijuar këtë hartë duke përdorur të dhënat e kordinatave të popullsisë nga NASA, e cila numëron popullsinë globale në çdo nëntë milje tokë, në vend të numërimit për çdo qytet, shtet, apo kufi tokësor. Nga 28 milion qeliza në total, ato me një popullsi mbi 8,000 njerëz janë të ngjyrosura në të verdhë.

Informacioni për mbetjet urbane tashmë edhe në Gjeoportalin e Autoritetit Shtetëror

Pas prezantimit të hartës së parë dixhitale dhe interaktive të venddepozitimeve ekzistuese të mbetjeve të ngurta urbane, MZHU në bashkëpunim me ASIG, tashmë ka përfshirë dhe integruar informacionin mbi venddepozitimet e mbetjeve të ngurta urbane edhe në Gjeoportalin e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor. Harta evidenton situatën mbi venddepozitimet ekzistuese në territorin e vendit. Informacioni është publik për gjithë aktorët e mundshëm si institucione qendrore e lokale, donatorë, investitorë, zhvillues dhe qytetarë.