harte dixhitale

Gjermeni: Zgjidhja përfundimtare e trajtimit të mbetjeve, orienton investimet në këtë fushë

Që prej tetorit të vitit të kaluar Shqipëria ka hartën e parë dixhitale dhe interaktive për vend depozitimet ekzistuese të mbetjeve të ngurta urbane, një dokument i rëndësishëm në nivel kombëtar dhe vendor. Kjo hartë, e cila është pjesë e Gjeoportalit Kombëtar dhe mund ta gjendet në adresën http://geoportal.asig.gov.al/Map.aspx?lang=EN, ajo ёshtё e aksesueshme online pёr tё gjitha institucionet qendrore, vendore, stafin akademik, donatorёt apo investitorёt.

Prezantohet Harta Unike dixhitale dhe kufinjtë e rinj administrativë

Shteti shqiptar ka tashmë një Hartë Unike Dixhitale, në të cilën janë pasqyruar informacionet e 43 shtresave hartografike. Kjo hartë së bashku me kufijtë e rinj administrativë të përcaktuar në bazë të ndarjes së re territoriale janë prezantuar sot paradite në një aktivitet të organizuar nga Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, me pjesëmarrjen e 61 kryetarëve të bashkive dhe drejtues të institucioneve kryesore në vend.