Hawai

Biodiversiteti i Hawait, në rënie për miliona vjet

Diversiteti i kafshëve dhe bimëve unike të Hawait ka qenë në rënie për miliona vjet, shumë kohë para se të vinin njerëzit, sipas një analize të re të diversitetit të specieve në ishull nga biologët e Universitetit të Kalifornisë, Berkeley. Ekipi arriti në përfundimin se ngushtimi i zonave të tokës të ishujve të vjetër filluan të vënë në situtata stresante florën dhe faunën disa millionë vjet pasi u formuan ishujt. Sot, të gjithë ishujt përveç Big Island Hawaii - i vetmi ishull ende në rritje - kanë përjetuar një rënie në diversitetin e specieve, megjithëse në mënyrë të pakuptueshme në lidhje me fillimin e njerëzimit, sepse kjo ka ndodhur edhe para se të fillonte zhdukja nga aktiviteti human.