haxhinasto

Haxhinasto në Elbasan: Uji I pijshëm duhet menaxhuar më mirë

Ministri i Transportiti e Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka paralajmëruar një reformë të thellë sa i takon ujit të pijshëm, duke theksuar se ajo do të ndikojë në shtimin e cilësisë së konsumimit të tij nga konsumatorët. Ai ka zgjedhur ditën ndërkombëtare të Ujit, për të njohur të rinjtë e qytetit të Elbasanit me reformën në këtë sektor. Ministri tha sot gjatë takimit me nxënësit e shkollës ”Vasil Kamami”, se aktiviteti synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për ujin e pijshëm, që është një pasuri kombëtare e që duhet menaxhuar më mirë.

Investime pas dëmtimit të ujësjellësit që furnizon qytetin e Rrëshenit

Prurjet e shumta të Lumit Fan nga reshjet intensive të shiut, kanë dëmtuar ujësjellësin që furnizon qytetin e Rrëshenit dhe fshatrat përreth me ujë të pijshëm. Shkëputja e tubacioneve ka vënë në alarm autoritetet vendore, të cilët vlerësojnë se dëmet janë të konsiderueshme. Prej dy javesh po punohet për riparimin e magjistralit kryesor të ujësjellësit, ndërkohë që furnizimi me energji bëhet provizorisht me linjën e vjetër.