HEC

“BERZH pranoi se HEC-et në Shqipëri dëmtojnë mjedisin dhe banorët” pretendojnë mjedisorët

Rrjeti i grupeve mjedisore në Europën Qendrore dhe Lindore, Bankwatch, publikoi të mërkurën një deklaratë ku zbuloi korrespondencën e vet me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe diskutimet për ndikimin negativ të dy hidrocentraleve te popullsia shqiptare. Sipas Bankwatch, grupet e punës në terren të BERZH në Shqipëri, kanë verifikuar një pjesë të gjetjeve të Bankwatch dhe EcoAlbania për hidrocentralet e Rapunit dhe Tërnovës, në Librazhd dhe Bulqizë.

“Energji e rinovueshme në 300 ditë!” – Vendi që po mahnit botën, vendos një rekord të ri në prodhimin e energjisë

Përveç se është një parajsë e mrekullueshme tropikale dhe destinacion turistik i dashur, Kosta Rika vendoset në hartë për hapat e mëdha që po ndjek në lidhje me energjinë e rinovueshme. Kohët e fundit, vendi ka ndërmarrë disa masa si shtimin e hapësirave të gjelbëruara, ndalimi i përdorimit të plastikës dhe që tani është një ndër vendet që po përdor në 300 ditë energjinë e rinovueshme. “EcoWatch” raporton se Instituti kostarikan i Energjisë Elektrike (ICE) po feston arritjen e radhës, duke cituar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Kontrollin e Energjisë ku thotë se gjërat tashmë kanë funksionuar, vendi është furnizuar 100 për qind me energji të rinovueshme!

“Energy Talk” mes EcoAlbania, ekspertëve të çështjeve së efiçencës së energjisë dhe të rinjve të qytetit të Tiranës

Në një takim të hapur të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë, ditën e djeshme më 28 shtator, Z. Gjergji Simaku, Drejtor në sektorin e Burimeve Energjitike të Rinovueshme dhe Efiçencës Energjetike, Z. Erjon Tase, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike, si dhe përfaqësues të stafit të EcoAlbania dhe Qendrës EDEN prezantuan problematikat dhe punën që po realizohet në lidhje me përdorimin efiçent të energjisë. “Deri në vitin 2013, në asnjë nga ligjet shqiptare dhe as në Strategjinë Kombëtare nuk përmendej fjala “energji e rinovueshme”.

“Mos ma prek Vjosën!” – Artistët shqiptarë kundër HEC-ve mbi lumin Vjosë

Në titullin “Mos ma prek Vjosën” artistë të njohur shqiptarë dhe të ndërkombëtarë do të performojnë mbrëmjen e së mërkurës në sheshin Skënderbej për të ndërgjegjësuar publikun e gjerë dhe vendim-marrësit mbi rëndësinë e mbrojtjes së lumit Vjosa nga planet për ndërtimin e hidrocenteraleve. Qeveria shqiptare ka lidhur dy lidhur dy kontrata konçesionare për ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi rrjedhën e lumit Vjosë, ai i Poçemit dhe ai i Kalivaçit.

“Mrekullia blu e Europës” - Der Spiegel pasqyron planet për ndërtimin e një dige në Vjosë

E përjavshmja gjermane Der Spiegel i kushtoi një shkrim Luginës së Vjosës ku projektohet të ndërtohet një digë e re. Artikulli me titullin “Mrekullia e Fundit Blu e Europës” sjell një pasqyrim të bukurive të Vjosës si dhe arsyet për mbrojtjen e këtij habitati natyror, ndër të fundit të këtij lloji që mund të gjenden në Europë. Revista e përjavshme gjermane ‘Der Spiegel’ i ka kushtuar një shkrim ndërtimit të digave të reja në lumënjtë e Shqipërisë. Nën titullin “Mrekullia e Fundit Blu e Europës”, Der Spiegel udhëton në Luginën e Vjosës, të cilën e përshkruan si një parajsë, një idil të padëmtuar nga rrugët apo urat.

“Ndërtoni HEC-e të tjera, por ju lutem lëreni Vjosën”! Mesazhi vjen nga Parlamenti Evropian

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, një adhuruese e natyrës shqiptare është nga lobueset me të forta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Vjosës. “Lumi i Vjosës është i vetmi ne Europë, që është ne rrjedhje të lire”, ka pohuar ajo gjatë një takimi me gazetarë nga Shqipëria në Parlamentin Europian në Bruksel. Është e vërtetë që Shqipëria ka nevojë për energji, thotë ajo, por jo në këtë lumë. Në këtë zonë, sugjeron ajo, Shqipëria mund të bejë investime në ekoturizëm. Lunacek thotë se ajo ia ka shprehur dhe kryeministrit shqiptar mendimin e saj, por gjithsesi shton se në Shqipëri tani e gjithë vëmendja është e përqendruar te zgjedhjet.

“Patagonia” sjell stafin e vet për mbrojtjen e “Vjosës”

Nga Ben Andoni

Kompania e përbotshme amerikane “Patagonia” i kthehet Evropës në përkrahje të njërës nga çështjet e saj më të nxehta ambjentaliste: ndalimin e ndërtimit të digave mbi lumin Vjosa. Chris Teig, një nga drejtuesit e saj të teknikës dhe një ekip i tërë artistësh të grafikës së Patagonia-s, ishin në Shqipëri dhe kanë parë në terren çështjen e Vjosës, që lidhet me ndërtimin e digave mbi të. Për ata që se dinë, Patagonia është një brend ndërkombëtar me degë në të gjithë botën, që prodhon pajisje të ndryshme dhe veshje outdoor për aktivitetet e terrenit dhe ato ekstreme, e që prej vitesh ka marrë si atribut edhe mbrojtjen e mjedisit.

“Shi gurësh drejt banesave”, banorët e Dragobisë protestojnë pas shpërthimeve të kompanisë së HEC-eve

Të shqetësuar pas një “shiu gurësh” që ranë drejt shtëpive të tyre mesditën e së dielës, banorët e Dragobisë kanë bllokuar sot rrugën kombëtare të Valbonës dhe kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të garantuar sigurinë e tyre përballë punimeve që po kryen nga një kompani për ndërtimin e një hidrocentrali në zonë.

11 Hidrocentrale për ta shuar Valbonën nga harta

Është një nga vendet më mahnitëse të botës, që kam pasur fatin ta shoh, t’i ndjej e t’i thith ajrin e pastër, të mbushem me frymë e t’i shijoj gjithçka të mrekullueshme që ka.’ Me këto fjalë të përzgjedhura, Larissa Olenicoff, një publiciste ruse, përshkruan Luginën e Valbonës, pas eksperiencës së saj në këtë vend. Ajo shkruan për udhëtimet e saj në të gjithë botën dhe këtë javë ka vendosur të shkruajë për këtë luginë dhe jo pa arsye. 'Çfarëdo udhëtimi të keni ndërmend të bëni, aktiv, shplodhës, romantik, reflektiv, apo edhe të gjitha bashkë nëse doni, të jeni të sigurt se nuk do të zhgënjeheni.

2017 viti i HEC-eve, katër aplikime të reja te “Energjitika”

Katër aplikime të reja janë dorëzuar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për ndërtimin e hidrocentraleve të reja. Bëhet fjalë për HEC-e nën 2 MW dhe që nuk konsiderohen si koncesione tipike çka shkurton burokracinë që ndiqet në dhënien ose jo të miratimit. Sipas dokumenteve zyrtare nga ana e ministrisë bëhet me dije se kompania e parë që ka shfaqur interes është “Doma Group” sh.p.k.. Kjo e fundit ka kërkuar miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “Vinjolli 1” , në pellgun ujëmbledhës të përroit të Varoshit, Manasdrese dhe Lajthit, pranë fshatit Vinjolli, Bashkia Mat, Qarku Dibër.

228 shkencëtarë nga 33 shtete të ndryshme në mbështetje të lumit Vjosa

Me rastin e Ditës Botërore të Lumenjve (25 shtator), lumi i fundit i egër në Evropë – Lumi Vjosa – merr mbështetje nga shkencëtarë të shquar nga e gjithë bota. Në një memorandum të përbashkët, 228 shkencëtarë nga 33 shtete të ndryshme të botës i kërkojnë Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të mbrojë Vjosën dhe të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve, të paktën në tre vitet e ardhshme. Gjatë kësaj periudhe kohore, duhet të kryhet një vlerësim i duhur i Ndikimit në Mjedis (VNM) në këtë lumë i cili ndodhet në një gjendje pothuajse tërësisht të paprekur.

3 HEC-e vazhdojnë punën në Parkun Kombëtar të Valbonës

Ekskavatorët dhe punëtorët vazhdojnë të punojnë për ndërtimin e hidrocentraleve me afat përfundimi 28 shtator 2018, ndërsa syve kureshtarë u tregojnë tabelat me firmat e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit Edi Rama, Zv. Kryetares Eglantina Gjermeni dhe Ministrit të Energjisë e Industrisë Damian Gjiknuri dhe u kërkojnë të largohen. Qeveria shqiptare ka miratuar gjatë dekadës së fundit tre marrëveshje koncesionare për ndërtimin e 14 hidrocentraleve në lumin e Valbonës dhe në përrenjtë malorë që përbëjnë sistemin e tij ujëmbledhës.

30 shkencëtarë zhvillojnë studime shkencore në Vjosë: Ndaloni HEC-in

Prej 4 ditësh një ekip i përbërë nga 30 shkencëtarë nga Austria, Gjermania, Sllovenia dhe Shqipëria, po kryejnë studime shkencore në Lumin e Vjosës të parë efektet që pritet te ketë ndërtimi i hidrocentralit të Pocemit. Në një konferencë të mbajtur dje në fshatin Kutë, ata prezantuan rezultatet e para ku janë identifikuar 20 lloje të ndryshme të peshqve për vetëm dy ditë. Profesori Fritz Schiemer nga Universiteti i Vjenës, teksa foli për vlerat e lumit të Vjosës, bëri thirrje për të ndaluar ndërtimin e hidrocentralit.

Aktivistët e mjedisit vozitin për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit

Rreth 150 kajakistë nga e gjithë Europa çelën më 16 prill “turin e lumenjve të Ballkanit”, një fushatë sensibilizuese për të ndërgjegjësuar qeveritë e shteteve të Ballkanit të ndalojnë shkatërrimin e lumenjve, duke iu bashkuar kështu protestave të vendasve. Nën sloganin “Të shpëtojmë lumenjtë tanë – të ndalojmë digat”, kajakistët e nisën vozitjen e tyre nga lumi Sava i Sllovenisë dhe do të vazhdojnë lundrimin për 35 ditë në 18 lumenj nga Sllovenia në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri.

Aktivistët e Valbonës dhe koncensionarët e HEC-eve përballen në gjykatë

Aktivistja mjedisore e luginës së Valbonës, Catherine Bohne dhe Shoqata Toka u përballën të mërkurën në Gjykatën e Tiranës me kompanitë paditëse Gener 2 dhe Dragobia Sh.p.k në çështjen e hapur prej këtyre të fundit për dëmtim të imazhit nga ana e aktivistëve.

Aktivistët shqiptarë luftojnë për të mbrojtur kanionin nga hidrocentrali

Aktivistët mjedisorë deklaruan se do të vijojnë të protestojnë kundër planeve për ndërtimin e hidrocentraleve në kanionin e Nivicës në jug të Shqipërisë. Aktivistët mjedisorë thonë se do të organizojnë protesta të reja kundër një vendimi të qeverisë për të lejuar ndërtimin e hidrocentraleve në një nga lumenjtë e fundit të “egër” të Europës. Ministritë e ndryshme përfshirë Ministrinë e Kulturës, kanë dhënë miratimin për ndërtimin e hidrocentralit Driza 1 në kanionin e Nivicës në jug të Shqipërisë pavarësisht shqetësimeve për pasoja të mundshme për trashëgiminë arkeologjike dhe natyrore.

Alarm në Librazhd! 100 kërkesa për HEC-e, pasoja dramatike në bujqësi dhe mjedis

Ambientalistë, pushteti vendorë, banorë, specialistë, shoqata joqeveritare etj, japin alarmin për pasojat dramatike që kanë nisur të shfaqen në mjedis si pasojë e dhënies së lejeve të ndërtimit të HEC-eve në këtë zonë. Më të dëmtuara janë dy bashkitë e qarkut Elbasan, Librazhdi dhe Përrenjasi. Vetëm në këto dy njësi janë bërë 100 kërkesa për HEC-e nga të cilat 45 i përkasin Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë. Disa HEC-e tashmë kanë përfunduar, ndërsa të tjerat kanë shkaktuar rrëmujë në park. Prej një viti një shoqatë joqeveritare ka kryer monitorim dhe ka dalë në përfundime alarmuese.

Alarmi, 540 hidrocentrale të reja buzë lumenjve e përrenjve

Numri i projekteve të hidrocentraleve që do të ndërtohen buzë lumenjve apo përrenjve, ka arritur në 540 në vendin tonë, ndërkohë që ekspertët ngrenë alarmin për ndikimin negativ të HEC-eve në mjedis. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, drejtori ekzekutiv i organizatës mjedisore Eco Albania, Olsi Nika tregon se qeveritë ndër vite kanë koncesionarizuar lumenjtë pa ndërtuar e konsultuar më parë një strategji të qartë e një koncept të zgjuar të balancuar të përftimit të energjisë.

Alarmi: Drini po kthehet ne lum të vdekur

Prurjet në Lumin Drin kanë rënë kaq shumë sa tashmë ai po kthehet në një lumë të vdekur. Alarmi jepet nga eksperti i mjedisit, Jak Gjini, sipas të cilit sipërfaqja e ujëmbledhësit të këtij lumi është zvogëluar nga ndërprerja e prurjeve që janë devijuar në Lumin Buna që në vitet 50-të. HEC-i i Ashtës i ndërtuar kohët e fundit e ka përkeqësuar më shumë situatën aq sa të duket se Drini është kthyer në një kanal të madh kullues. Sipas Jak Gjinit projekti për evitimin e përmbytjeve ka rezultuar fatal për Drinin.