helmim

Bashkia hapi qendrën e sterilizimit, por qentë po helmohen rrugëve

Vetëm dy ditë pasi kryetari i Bashkisë inaguroi qendrën e re të sterilizimeve për qentë e rrugës, organizata që merret me trajtimin e këtyre kafshëve në nevojë, ka publikuar rastin e një qeni të helmuar. Sipas postimit në facebook nga “Arsa”, qeni nuk ka mundur të jetojë pas helmimit me fosfat. Gjithashtu vullnetarët e strehës për kafshët e rrugës, bëjnë thirrje për kujdes, pasi mund të kemi të bëjmë me fushatë helmimesh masive përmes ushqimeve apo paketimeve të dyshimta hedhur nëpër rrugë.

FAO në alarm: 3% e punëtorëve të bujqësisë vuajnë nga helmimi akut i pesticideve

250 vëzhgues dhe ekspertë nga gjithë rajonet e botës u mblodhën në selinë e FAO-s në Romë në bisedime të fokusuara rreth kimikateve toksike. Sipas të dhënave më të fundit të FAO-s shitjet ndërkombëtare të pesticideve vlerësohen deri në 480 miliardë dollarë në vit. Ndërsa një shifër alarmuese jepet për punonjësit e fermave, të paktën 3% e tyre vuajnë nga helmimi akut i pesticideve. Adoloshentët përballen me rrezikun më të lartë. Ekspertët e bujqësisë shprehen shqetësimin se pesticide të rrezikshme po kthehen në eksponente shkatërruese për faunën dhe organizmat.