Hena

“Një fshat i përhershëm” në Hënë, hapi i parë drejt Marsit

Ngritja e një “fshati” të qëndrueshëm në Hënë përbën fazën e parë drejt eksplorimit të njeriut në Mars, vlerësoi sot Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA). Hëna, e pashkeluar nga një qënie njerëzore prej 1972, është vendi i duhur edhe pse Marsi mbetet destinacioni përfundimtar, theksoi ESA me rastin e kongresit të 68-të botëror të astronautikës që mblodhi bashkë nga e hëna prej së premtes 4.000 ekspertë ndërkombëtarë në Adelaide, në Australi.

Hëna ‘fsheh’ energjinë e së ardhmes

Në eksplorimin e hapësirës, Kina ndoshta nuk ka kapacitetet e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, por ambiciet i ka njësoj me to. Pekini është duke i dhënë dorën e fundit projektit për të dërguar njeriun sërish në Hënë dhe jo thjesht për të bërë disa hapa, por për të sjellë prej andej materiale të rëndësishme që mund ta shndërrojnë vendin aziatik në superfuqinë botërore të energjisë. Synimi i misionit është ngritja e një galerie miniere në sipërfaqen e satelitit tonë të vetëm natyror.

Hëna ndihmoi ekzistimin e jetës në Tokë

Mund të mos jetë diçka që e mendoni çdo ditë, por duhet t’i falënderoheni shumë fushës magnetike të Tokës. Ajo ju mbron nga rrezatimet e dëmshme, meteorët dhe shkakton fenomenin natyror ‘Dritat e Veriut’. Tani një teori e re sugjeron se Toka ka formuar këtë mburojë mbrojtëse me ndihmën e Hënës. Fusha magnetike e Tokës është një lloj shtrese e hekurit të lëngshëm që rrethon bërthamën e planetit. Deri më tani nuk ishte kuptuar plotësisht se si ishte krijuar kjo fushë magnetike në Tokë, për shkak të energjisë nga graviteti i Hënës që po e mbante pjesën e jashtme të bërthamës të lëngshme.

Mostrat e pluhurit nga Hëna pritet të shiten për 4 milionë dollarë

Një çantë me mostra të pluhurit të mbledhura në Hënë, pritet të shitet për 4 milionë dollarë, në një ankand ku do të ketë edhe gjëra të tjera nga hapësira. Ankandi do të mbahet javën e ardhshme në Nju Jork, në qendrën Sotheby, ku në mesin e gjërave që do të ekspozohen do të jenë edhe plani i fluturimit nga ekuipazhi i Apollo 13, një veshje e astronautit amerikan, Gus Grissom dhe fotografi hënore të bëra nga NASA. Ankandi do të mbahet për shënimin e përvjetorit të 48-të, të arritjes së parë në Hënë. Në këtë fluturim astronauti, Neil Amstrong, i ka mledhur mostrat e pluhurit.

Pas SpaceX edhe Amazon kërkon të shkojë në Hënë

Pas shumë dekadave duket sikur Hëna është kthyer sërish në "tokën e premtuar" për njerëzimin. Disa ditë pasi shefi i SpaceX, Elon Musk, deklaroi se kompania e tij do të dërgojë njerzit e parë në një udhëtim rreth Hënës edhe Jeff Bezos, CEO i Amazon ka njoftuar se dëshiron ta zgjerojë aktivitetin e kompanisë së tij në satelitin tonë më të afët. Sipas "Washington Post", Bezos dëshiron të krijojë një shërbim të ngjashëm me atë të "Amazon Prime" në hapësirë.

Sërish Hëna surprizë, pas 8 vitesh nata bëhet si ditë

Hëna e plotë e vjeshtës sivjet do të duket mrekullisht shumë afër. Quhet Hëna e Vjeshtës pasi është e para hënë e plotë, me afërta me ekuinoksin e vjeshtës. Kjo hënë rritet me të gjithë lavdinë e saj madhështore dhe arrin maksimumin më 5 tetor. Çdo vit kur Hemisfera Veriore ngadalë rrëshqet drejt vjeshtës, hënat e plota të shtatorit dhe tetorit sinjalizojnë ndryshimin e stinëve me dritën e tyre shumë më të theksuar se zakonisht. Hëna e parë e plotë që bie afër ekuinoksit të vjeshtës, i cili ra në 22 shtator të këtij viti, merr titullin Hëna e Vjeshtës, ose Hëna e të Lashtave të fundit.

Si do të printojmë bazën tonë në Hënë

Gara për t’u rikthyer këtë herë ka nisur në mënyrë të qëndrueshme në Hënë, por të ndërtosh një pikë qëndrimi për njerëzit në satelitin e Tokës është një sfidë mjaft e vështirë. Vetëm dërgimi i një kilogrami material në hapësirë kushton rreth 70 mijë euro. Dhe pikërisht këtu hyjnë në lojë printerët 3D. ESA ka nisur investime të mëdha në këtë teknologji. Përgjegjësi për seksionin e teknologjisë të materialeve të Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA), Tommasso Ghidini, tregon për revistën në botimin italian “Focus”, planet për të ardhmen.

Super hëna, do të ndodhë më 14 nëntor

Pas 70 vitesh, bota do të shohë një ‘show’ spektaktolar astronomik, i cili nuk do të përsëritet deri në 2034. Më 14 nëntor, hëna do të jetë shumë afër me tokën dhe do të duket 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme sesa në një mbrëmje të zakonshme. Fotografë profesionistë dhe amatorë do të përdorin këtë ditë për të realizuar disa shkrepje të mahnitshme me aparatet e tyre. Në fakt, viti 2016 është karakterizuar nga të ashtuquajtura “super hënat”.

Zbulimi i NASA-s: Toka ka një Hënë të dytë, quhet HO3

Toka ka një hënë të dytë! Bëhet fjalë për një asteroid të vogël që do të shoqërojë tokën për shumë shekuj. Shkencëtarët e kanë quajtur HO3. Diametri i saj është pak më i madh se 36.5 metra dhe i gjatë rreth 91 metra.Kjo “hënë” e dytë rrotullohet rreth tokës brenda afërsisht një viti, por është shumë larg për t’u konsideruar një satelit i vërtetë i Tokës sonë. Teknikisht asteroidi është i “bllokuar” në një “kërcim të vogël” me Tokën dhe gravitetin e saj.