hidrocentral

10 minuta emocioni!

Pas pjesëmarrjes në Koncert-Protestën në Valbonë nisur nga këngëtaret Elina Duni dhe Eda Zari, ndaj ndalimit të ndërtimit të hidrocentraleve në parkun Kombëtar të Valbonës (29.10.2016), grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”, nuk ndalet së vijuari për vendosjen e drejtësisë në zonë. Me publikimin në media të deklaratës së Kryeministrit të Shqipërisëpër ndalimin e ndertimit të 9 hidrocentraleve në Valbonë dhe ndërtimin e 2 hidrocentraleve, grupimi ka nisur një letër kërkesë pikërisht për të marrë një informacion më të detajuar dhe më transparent rreth këtij vendimi.

8 hidrocentrale në Lumin Mat, mesatarisht në çdo 5-6 klm rrjedhë

Në mbledhjen e saj të fundit qeveria shqiptare ka miratuar kontratat shtesë të koncesioneve, për ndërtimin e 8 hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Mat. Nga lista e botuar bie në sy se lumi i Matit po shfrytëzohet në maksimum për prodhim energjie. Sipas listës i bie që mesatarisht në çdo 5-6 kilometra rrjedhë të këtij lumi të ketë një hidrocentral. Konçesionin e fundit e ka marrë një kompani austriake, por që ende nuk ka filluar zbatimin e projekteve në terren. Ky konçension është ngritur si shqetësim qytetar në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Mat.

Aktivistët në mbrojtje të Valbonës paditen nga kompanitë koncensionare të HEC

Shoqata Toka dhe drejtuesja e saj, aktivistja Catherine Bohne e cila drejton kauzën e mbrojtjes së Luginës së Valbonës nga HEC-et, janë bërë së fundmi objekt i një kërkesë-padie drejtuar Gjykatës së Rrethit në Tiranë nga kompania Gener 2 sh.p.k, që ka fituar koncensionin për dy hidrocentrale në zonë dhe Dragobia Energy sh.p.k që zbaton ndërtimin e tyre.

Anulohet “Osumi”. Klosi heq lejen mjedisore, pritet vendimi i Gjiknurit

Ministria e Mjedisit shpalli të pavlefshme lejet mjedisore të dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit. Përmes një vendimi të firmosur këtë të enjte agjencia kombëtare e mjedisit konstaton se leja është e pavleshme për shkak se i ka tejkaluar afati. Vendimi vjen pas denoncimeve publike në Top Channel të një skandali, ku përmes falsifikimit të dokumentave dhe procedurave të jashtëligjshme u planifikua ndërtimi i dy hidrocentraleve mbi kanione, të cilët sipas ekspertëve do të shkatërronin përfundimisht një nga bukuritë më të mëdha natyrore të vendit.

Banka Botërore tërheq fondin për ndërtimin e hidrocentralit në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni

Banka Botërore tërhoqi fondin për një nga projektet e hidrocentraleve më të mëdhenj në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni. Kjo është një fitore për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit nga shkatërrimi që mund të sjellë ndërtimi i hidrocentraleve. ”Banka Botërore e ndërmori këtë hap me vonesë. Ndërtimi i hidrocentralit është në kontraditë me mbrojtjen e biodiversitetit dhe nuk duhet lejuar në zonat e mbrojtura sic është ky park”, thotë Gabriel Schwaderer, përgjegjësi i fondacionit CEO I fondacionit EuroNatur për mbrojtjen e natyrës.

HEC-et, Klosi: Ministria në “sitë” të gjitha lejet

Lejet e dhëna për të gjithë hidrocentralet në vend po kalojnë edhe një herë në sitën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. “Stafet tona tashmë kanë filluar punë për të gjitha lejet mjedisore që janë dhënë për HEC-et. Ne nuk jemi kundër bizneseve, nuk jemi kundër frenimit të iniciativave private në shërbim të industrisë dhe biznesit, por gjetja e një ekuilibri të qëndrueshëm është detyra jonë parësore” – tha ministri Klosi për mediat pas nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës.

Kauza e “Vjosës pa diga” krijon një aleancë të fortë

Lufta për të mbajtur larg Vjosës hidrocentralet e planifikuar pritet të jetë e gjatë, por në krah të banorëve janë organizatat mjedisore dhe dashamirës nga e gjithë bota që shohin potencial turistik në lumin e fundit, të egër në Europë. Dylaver Murataj, banor i Kutës në Mallakastër, teksa është ulur të pijë kafen e mëngjesit në lokalin e fshatit, kujton se të vjetrit e kësaj zone i druheshin dy situatave që mund të ndodhnin pas vdekjes së tyre.

Kroaci, hapa prapa në ndërtimin e hidrocentralit me qymyr

Të shtunën Ministri kroat i mjedisit tha se Kroacia do të shkojë përpara me planet për të ndërtuar një termocentral të ri me qymyr termik. "Ne kemi nevojë për një strategji të re të energjisë në përputhje me planet e Bashkimit Evropian mbi rritjen e energjisë së rinovueshme dhe reduktimin e dioksidit të karbonit.

Kroacia ra dakord në fillim të vitit të kaluar për të filluar bisedimet me partnerët japonezë për ndërtimin e një blloku të ri 500-megavat për një termocentral në veri të Adriatikut. Ky projekt u vlerësua me 800 milionë euro.

Leja mjedisore e HEC-eve mbi kanionet e Osumit, e skaduar

Leja mjedisore për ndërtimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit është e pavlefshme sepse i ka kaluar afati. Ky është vlerësimi i ndikimit në mjedis për ndërtimin e dy hidrocentraleve, ose ndryshe leja mjedisore. Siç duket qartë, leja është miratuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në datën 26 mars të vitit 2015.

Në ndërtim 364 HEC-e; nga 2002 janë dhënë leje për 524 të tillë

Një tjetër hidrocentral i vogël është shpallur për t’u dhënë me koncesion nga Qeveria. Ministria e Energjisë ka hapur garën për një central hidrik, që kërkohet të ndërtohet në Përroin e Veleshicës, në veri-lindje të vendit, mes Kukesit dhe Dibrës pranë fshatit Radomirë.

Qeveria hap tenderin për hidrocentralin e Poçemit

Me një njoftim të shkurtër të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, Ministria e Energjisë bëri të ditur se pret oferta për hidrocentralin Poçem, për të cilin, qeveria i ka dhënë sakaq një bonus prej 10 pikësh një kompanie turke.  Një njoftim pak rreshta i gjatë i publikuar në faqen në internet të Agjencisë së Prokurimit Publik më 1 shkurt, Ministria e Energjisë shpalli hapjen e tenderit për koncesionin e hidrocentralit “Poçem”, duke njoftuar se palët e interesuara kanë kohë deri më datë 17 mars të këtij viti për të dorëzuar ofertat e tyre.

Riverwalk 2016 - Planifikimi i hidrocentraleve, Valbona dhe Vjosa lumenjtë e rrezikuar të Shqipërisë larg duart nga valbona

Me 25 qershor aktivistët do të ngrihen në protestë kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë me moton: “Larg duart nga Valbona” Ndërtimi i disa hidrocentraleve në vendin tonë është nuk është pritur mirë as nga qytetarët shqiptarë dhe as nga ndërkombëtarët. Protesta dhe kundërshtime të njëpasnjëshme i kanë shoqëruar projekte e qeverisë për të ndërtuar hidrocentrale ne Valbonë dhe një Vjosë. Sipas një studimi të fundit nga Riverwalk, mbi 2000 hidrocentrale të reja janë planifikuar të ngrihen në rajonin e Ballkanit.

Shkelja e dyfishtë me HEC-et; AKZM: Ka mospërputhje të vendndodhjeve

Një ditë pasi Top Channel publikoi dokumente ekskluzive të një koncesioni të fshehtë për dy hidrocentrale mbi një zonë të mbrojtur si monument natyre në kanionet e Osumit, skandali thellohet më tej. Siç rezulton nga një dokument i Agjencisë së zonave të mbrojtura, hidrocentralet kanë një mospërputhje të vendndodhjes sipas koordinatave, me lejet e marra.