hidrokarbure

AKBN promovon burimet natyrore në “Energy Expo e Forum 2017”

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore u bë pjesë e Panairit të organizuar nga Expocity Albania me titull “ Energy Expo e Forum 2017”, i cili hapi dyert për vizitorët dhe të interesuarit në 14 nëntor. AKBN u paraqit me stendën e saj të posaçme, duke i dhënë një rëndësi të veçantë promovimit të burimeve natyrore si energjia e diellit dhe e erës, hidrokarburet, minierat dhe hidroenergjitika. Vlen të theksohet se që në ditën e parë të këtij panairi, kjo stendë pati një numër të madh vizitorësh dhe grupe të interesuarish, të cilët u informuan rreth burimeve natyrore në Shqipëri, mundësive të shfrytëzimit të tyre dhe legjislacionin në fuqi.

Derdhja e hidrokarbureve – Ndotet sërish lumi Gjanica në Fier

Ndotja në nivele alarmante e lumit Gjanica vijon të mbetet një problem serioz për qytetarët fierakë.  Bashkia e Fierit ka ndërmarrë së fundi një aksion për pastrimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit, por kjo vetëm minimizon rrezikun e përmbytjeve, ndërkohë që nuk është bërë asnjë gjë për ndotjen e ujërave të lumit. Banorët thonë se ndotja e lumit vjen si pasojë e derdhjes së mbetjeve hidrokarbure nga rafineria e naftës në Ballsh dhe Fier. Ata kërkojnë që të merren masat pasi ka shumë ndotje dhe erë gazi dhe nafte. Nga derdhja e hidrokarbureve dhe kimikateve të ndryshme uji i lumit Gjanica është bërë i zi.

Hidrokarburet, s’plotësuan kushtet u hiqet licenca 40 pikave të shumicës

Ministria e Energjisë dhe Industrisë i’u ka hequr licencën 40 subjekteve të tregtimit me shumicë të hidrokarbureve. Sipas këtij dikasteri, shkak për këtë është bërë pas inspektimeve të kryera ku ka rezultuar se nuk plotësojnë më kushtin e kapacitetit depozitues. Ai shton se, ky është një detyrim ligjor i përcaktuar nga ligji Nr. 8450 Dt. 24/02/1999 si dhe nuk kanë plotësuar detyrimet e përcaktuara nga VKM 970, dt. 02/12/2015 ashtu sikurse urdhrin e ministrit Nr.6 Dt.09.01.2015. Lista e subjekteve të cilave u është hequr licenca:

Karburanti i derdhur në Mesdhe po rrezikon brigjet shqiptare

Në Mesdhe, që përbën 0.8% të të gjithë hapsirës botërore, lëvizin 25% e qarkullimit botëror të hidrokarbureve. Çdo vit 100 mijë deri në 150 mijë tonelata me hidrokarbure derdhen në Detin Mesdhe, sipas studimeve të kryera nga një agjenci në varësi të OKB-së. Edhe hapësira ujore shqiptare është drejt-përdrejt e ekspozuar ndaj ndotjes. Kjo sasi e madhe shkakton një nivel ndotjeje me faktorë kancerogjenë 10 herë më shumë se mesatarja e të gjitha hapësirave detare. Sasia e madhe e mbetjeve të hidrokarbureve që përfundon në fund të detit, i shkakton dëme të parikuperushme faunës.

Ndotet bregdeti i Semanit

Bregdeti i Semanit në Fier, ditët e fundit është ndotur në masë të madhe, prej mbetjeve dhe hidrokarbureve.

Këto mbetje kryesisht kanë ardhur nga vërshimet e lumenjve të zonave naftëmbajtëse të Roskovecit që derdhen në lumin e Hoxharës ose/dhe nga lumenjtë që derdhen nga fryrjet e lumit Seman apo Gjanica.

Kjo situatë është përsëritur edhe herë të tjera, pasi nga reshjet e dendura të shiut që shoqëruan këtë rajon një jave më parë, u sollën mbetje të shumta.

Ndotja nga hidrokarburet në Marinzë, 7 në 10 familje kanë një të sëmurë në shtëpi

Një studim i kryer nga ISHP në fshatin Marinzë (Fier) në prill të vitit 2014 (kohë kur në këtë fshat shpërthyen dy puse nafte), me qëllim vlerësimin e ndikimit të ndotjes në mjedis dhe impaktin në shëndetin e popullatës së ekspozuar ndaj hidrokarbureve, sjell të dhëna të frikshme për pasojat që mund të ketë ndotja e ajrit në shëndet. Studimi mori në shqyrtim 5 komponentë të ndryshëm si: simptomatologjia që shfaqën pacientët menjëherë pas shpërthimit, cilësia e ajrit të brendshëm në banesë për tregues të CO dhe CO2, praninë e fenoleve në urinë, mostra të përbërjes së tokës për praninë e metaleve të rënda si Plumbi, Kromi, Bakri, Zinku, Mangani etj, ndërkohë që u plotësuan edhe 100 pyetësor, 1 pyetësor për familje nga 416 në total në fshat.

Nuk raportonin shkeljet në tregun e hidrokarbureve, tre inspektorë në pranga

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e disa inspektorëve të Inspektoratit Qendror Teknik, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Ata akuzohen se në këmbim të parave nuk raportonin shkeljet e konstatuara në subjektet që tregtojnë hidrokarbure. Urdhrat e ndalimit janë zbatuar nga ana e forcave të policisë gjatë ditës së sotme. Hetimi ka nisur në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bazë të të cilit kishte dyshime se punonjës të IQT-së kryenin kontrolle fiktive dhe nuk raportonin shkeljet e konstatuara, në këmbim të parave.

Projektligji, qeveria rikthen pas 10 vitesh Institutin e Hidrokarbureve

Qeveria ka çuar një projektligj të ri për hidrokarburet në Parlament, i cili ndër të tjerash rikthen pas 10 vitesh Institutin Shkencor të Hidrokarbureve. Ministria e Energjetikës në relacionin përkatës sqaron se Instituti do të funksionojë si institucion këshillimor i shtetit shqiptar për të gjitha problemet shkencore në fushën e hidrokarbureve. Po kështu jepen edhe detyrat që ky institucion do të kryejë, si: realizimi i studimeve, analizave, konsulencës, oponencës, monitorimi në interes të organeve dhe institucioneve shtetërore gjatë kryerjes së operacioneve hidrokarbure për kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në territorin shqiptar si dhe në sektorët e përpunimit, transportimit, depozitimit e tregtimit të lëndëve dhe produkteve hidrokarbure.

Ringritja e Institutit Shkencor të Hidrokarbureve, MEI tryezë me grupet e interesit

Në mjediset e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë u zhvillua takimi konsultativ me grupet e interesit në funksion të hartimit të akteve nënligjore për ringritjen e Institutit Shkencor të Hidrokarbureve. Aktet vijnë në zbatim të ndryshimeve të fundit në Ligjin Nr. 6/2017 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”. Rikrijimi i Institutit Shkencor të Hidrokarbureve është konsideruar i domosdoshëm, pasi është ndjerë në mënyrë thelbësore mungesa e tij, nga momenti kur ish-Qendra Kombëtare Shkencore e Hidrokarbureve u shkri në vitin 2006.

Zhvillimi i hidrokarbureve, Gjiknuri: Të ndryshojmë modelet e kontratave

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka propozuar ndryshimin e konratave për hidrokarburet. Në një aktivitet me temë “Kornizat fiskale dhe kontraktuale për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve”, ministri tha se është momenti për të hartuar një kuadër fiskal dhe rregullator. Gjiknuri deklaroi se deri tani modelet e kontratave janë në dëm të shtetit.
Gjiknuri: Shqipëria ka burime hidrokarbure, Shqipëria mund të përfitojë më shumë nga këto përfitime, por Shqipëria ka nevojë për një kuadër më të mirë rregullator, përmirësim të legjislacionit në fuqi.