Holanda

Holanda kthen jashtëqitjen e lopëve në biogaz

Fermerët tani kanë mundësinë të kthejnë jashtëqitjen e lopëve në energji. Kjo nuk është një ide e re, por qeveria daneze po investon në këtë ide, sepse mendon se është një burim mjaft potent energjie për vendin. Ministri danez i Ekonomisë do të shpenzojë rreth 150 milionë euro, në projektin e kthimit të jashtëqitjes në energji. Në Danimarkë, bujqësia është përgjegjëse për reth 10 përqind të ҫlirimit të gazeve serë. Metani që gjenerohet nga fermat e qumështit përbën shumicën gazeve të shkarkuara.

Holanda ndalon shitjen e makinave me djegie të brendshme nga viti 2030

Qeveria e Holandës planifikon të ndalojë shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë prej vitit 2030, për të zvogëluar emetimin e dioksidit të karbonit në këtë vend. Autoritetet në Holandë dëshirojnë që në vitin 2030 të arrijnë që emetimi CO2 të ulet për 49% në krahasim me nivelin e vitit 1990 dhe besojnë që ndalimi i shitjes së makinave me djegie të brendshme të kontribuojë që ky objektiv të realizohet, shkruan tg. Në vitet e ardhshme pritet që veturat elektrike gradualisht të zëvendësojnë ato me benzinë dhe dizel.

Holanda ndalon shitjet e makinave me benzinë dhe naftë

Holanda do të ndalojë shitjen e makinave me benzinë dhe naftë, për t’i ndaluar më pas tërësisht në vitin 2035. Lajmi i bujshëm përbën një zhvillim epokal në politikat për frenimin e efektit serrë, që u detyrohet ndryshimeve të klimës. Sipas mediave holandeze, ndalimi i makinave me këto lloj karburantesh mund të paraprihet nga gjoba të rënda dhe kufizim qarkullimi. Sipas “The Independent”, qeveria holandeze ka vendosur masat kundër ndotjes së ambjentit në rend të ditës në mbledhjen e parashikuar për 13 tetorin e ardhshëm.

Holandë: Gjykata Ndërkombëtare i jep të drejtë Slovenisë për të patur akses në ujërat ndërkombëtare

Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit i dha ditën e djeshme, më 29 qershor Slovenisë të drejtën për të patur akses në ujërat ndërkombëtare pavarësisht pretendimeve të Kroacisë, duke ndërhyrë në një mosmarrëveshje të gjatë detare mes dy shteteve fqinjë. “Pritet të përcaktohet një pikë strategjike bashkuese duke krijuar një zonë mes hapësirës detare slovene dhe ujërave ndërkombëtare”, deklaroi kryetari i Gjykatës, gjyqtari Gilbert Guillaume, duke i garantuar Kroacisë kontrollin e një pjese të Gjirit të Piranit, zanafilla e konfliktit.

Parkingu më i madh në botë i biçikletave

Përdorimi në masë i biçikletave në qytetin e Utrecht, Holandë ka detyruar autoritetet që të ndërtojnë garazhin më të madh të parkimit në botë për biçikleta. Ndërtimi i parkingut me hapësirë prej 12.500 vende do të përfundojë plotësisht vitin e ardhshëm. Kjo është marrë si masë për të parandaluar rrëmujën që shkaktojnë biçikletat jashtë stacionit të trenit duke mbingarkuar hapësirën e kufizuar të parkimit. Dashuria holandeze, gjithnjë e më e madhe, për çiklizëm por përballet me mungesën e hapësirave për parkim, si edhe shtimi në një numër të kosiderueshëm të biçikletave, po i detyron autoritetet që të shpenzojnë miliona euro për parking.

Shqipëria prezantohet në Panairin e Utrecht, Holandë

Shqipëria për herë të parë është pjesë e panairit ndërkombëtar të turizmit në “Vakantiebeurs” Utrecht (Hollande), që zhvillohet nga data 10-15 Janar. Qëllimi kryesor i këtij panairi është prezantimi i paketave turistike përballë turistëve, në një nga tregjet më të mëdha në botë që udhëtojnë jashtë vendit të tyre, siç është ai holandez ( i 5-ti pas Gjermanisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës). Në fokus të veçantë janë kontaktet biznes- biznes (B2B ) dhe biznes- konsumator (B2C), mes Shqipërisë dhe Holandës.

Trenat që lëvizin nga era

Duke qenë se Holanda ka filluar ta përdorë energjinë e erës që në fillim të shekullit të 11, CEO-s së një prej kompanive më të mëdha të transportit hekurudhor në Holandë (Nederlandse Spoorwegen, ose NS), iu duk lehtësisht e realizueshme që trenat të lëviznin duke përdorur energjinë e erës. Në 2015, kjo kompani u lidh me furnizuesin Eneco për të ulur në maksimum shkarkimet e dioksidit të karbonit nga lëvizja e trenave. Sfida e tyre më e madhe ishte që trenat të lëviznin duke përdorur energjinë e ripërtëritshme në 100 për qind, gjë kjo që sipas burimeve zyrtare të kompanisë mund të arrihet vetëm në fund të 2018.