hollande

Hollandë, gazrat me efekt serë kanë ndryshuar klimën edhe miliona vite më parë

Gazrat me efekte serrë kanë qenë në origjinë të ndryshimit klimatik edhe në të kaluarën e Tokës, 66 milionë vite më parë, kur zvogëlimi i nivelit të dioksidit të karbonit në atmosferë bashkuar me ndarjen e Australisë nga Antarktida, që ndryshuan qarkullimin e oqeaneve, ndikuan në uljen e temperaturave, sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature”, i koordinuar nga Margot Cramwinckel e universitetit holandez të Utrehtit dhe nga Matthew Huber i universitetit amerikan “Purdue”.

Tirana vlerësohet në Holandë si qyteti me më shumë ndryshime mjedisore

Mbjellja e mbi 122 mijë pemëve, kthimi i qendrës së qytetit në pedonale, shtimi i lulishteve dhe këndeve të lojërave, e kanë renditur Tiranën si qytetin që ka bërë më shumë ndryshime mjedisore në vitin e fundit. Vlerësimi për kryeqytetin shqiptar vjen në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, nga Utrechti i Holandës, ku kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar në takimin e kryetarëve të bashkive, i cili u mbajt në Javën e Gjelbër të BE-së.