Honda

“Honda” hedh në treg makinën me hidrogjen

Kompania japoneze e makinave ”Honda” hodhi sot në treg në Japoni makinën me hidrogjen, tip ”Clarity Fuel Cell” përpara Evropës dhe SHBA-së duke u renditur si patriotja e saj ”Toyota” në këtë teknologji miqësore me mjedisin, por ende mjaft të kushtueshme. “Ky automjet që shoqërohet vetëm me çlirimin e avujve të ujit… është i pajisur për një autonomi edhe më të madhe, rreth 750 kilometra, sesa tipi ‘Mirai’ që renditet numri një në rang global”, vuri në dukje ”Honda” në një deklaratë. Furnizimi i plotë me hidrogjen i makinës mund të kryhet për vetëm tre minuta.