Hong Kong

Hong Kong: Vdes Panda më e vjetër në botë

Panda më e vjetër në botë, Jia Jia 38 vjeç u gjend e pajetë në kopshtin zoologjik “Ocean Park” në Hong Kong. Gjatë dy javëve të fundit, gjendja shëndetësore e saj ishte përkeqësuar ndjeshëm. Panda e quajtur Jia Jia që nënkupton fjalën “mirë”, i është dhuruar Hong Kong-ut në vitin 1999, bashkë me një panda tjetër, për të festuar dy vjetorin e çlirimit nga kolonia Britanike. Dy javët e fundit, Jia Jia ushqehej shumë pak, racioni i saj ushqimor ishte reduktuar nga 10 kg ushqim në 3 kg ushqim në ditë dhe pesha e saj trupore kishte shkuar nga 71 kg në rreth 67 kg.