hortikulture

“Hortikultura: vështrim enciklopedik” - pikërisht çfarë na duhet ne sot

Në literaturën tonë shkencore, universitare e akademike nevojitet gjithmonë të kemi botime elitare, gjithëpërfshirëse e me cilësi të lartë, kërkesë e cilat bëhet edhe më e mprehtë në ditët e sotme, ku jo rrallë ndeshemi me amatorizma. Së fundi Akademia e Shkencave e Shqipërisë botoi një vepër madhore me titull “Hortikultura: vështrim enciklopedik” me autorë akademikun Nazim Gruda dhe Prof. Andrea Shundin. Kjo vepër origjinale përbëhet nga 846 faqe, rreth 4.600 terma me qindra sinonime dhe një fjalorth me rreth 500 fjalë shqipe ose të shqipëruara.