Parku i Vjenës dhe i Tiranës
Vjena renditet ndër kryeqytetet me cilësinë më të lartë të jetës, pa përmendur trashëgiminë perandorake ndaj dhe krahasimi me Tiranën është i pavend për të mos thënë i pamendueshëm. Megjithatë dy ngjarje që kanë ndodhur këto ditë në parqet e dy kryeqendrave respektive janë tregues i nivelit të zhvillimit ku ndodhen shoqëritë dhe i mënyrës sësi garantohet respekti për komunitetin. Përmes një ligji të quajtur “mirësjellje publike” policia austriake ka gjobitur shtetasin Edin Mehiç për shkak se gjatë qëndrimit në një stol të parkut Prater, pranë një polici ka gromësirë.