impiant hidroenergjitik

MIE: Aplikim për hidrocentral në Elbasan – Ja detajet e projektit

Impiantet hidroenergjitike me sa duket vijojnë të mbeten ende në vëmendje të investitorëve, interesi i të cilëve vijon të mbetet i lartë në shfrytëzimin e pasurive hidrike të vendit. Kështu, pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka mbërritur ditët e fundit të korrikut një tjetër aplikim për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël. Shoqëria “Uljaf-Energy”, që ka si objekt të aktivitetit të saj prodhimin e energjisë elektrike ka shprehur interesin për të ndërtuar një hidrocentral me kapacitet të ulët prodhues në qarkun e Elbasanit. Ndërkohë, në maj të këtij viti MIE regjistroi një tjetër kërkesë për ndërtimin e një impianti hidroenergjitik po në këtë qark.