impiantdiellor

Impianti më i madh diellor – MIE hap tenderin. Investimi në Akërni të Vlorës, 70 mln euro

Hapet zyrtarisht gara për ndërtimin e impiantit fotovoltaik 50 megavat në Akërni të Vlorës, më i madhi i këtij lloj në Ballkan. Investimi parashikohet të ka vlerën prej 70 milion euro ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u ka bërë thirrje kompanive të interesuara për ndërtimin e impiantit që të paraqesin ofertat brenda datës 17 shtator kur do të zhvillohet tenderi. Sipas projektit, parku diellor i Akërnisë do të ndërtohet nga një kompani private, e cila do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të tij për 30 vite. Qeveria garanton blerjen e energjisë nga OSHEE për 15 vite, ndërsa për pjesën e mbetur privati do ta shesë energjinë në tregun e lirë.