import

“Mbetjet” rikthejnë debatet në Kuvend, Komisioni i Veprimtarive Prodhuese diskuton për tërheqjen e nismës

Kuvendi i është rikthyer debateve lidhur me ligjin e importit të mbetjeve, i trashëguar nga legjislatura e kaluar. Edhe pse mazhoranca një ditë më parë njoftoi se nuk do të miratoeht ky ligj, sërish në komisionin përgjegjës parlamentar nuk kanë mugnuar diskutimet. Gazetarja e RTV SCAN Entela Barjamaj, raporton se kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese Eduard Shalsi ka deklaruar se nëse do të ketë një referendum për importin e mbetjeve, ai do të jetë një ndër firmëtarët e parë të tij.

AKIP Ramës: Mos mirato ligjin e importit të mbetjeve

Menjëherë pas publikimit të programit të punimeve të Kuvendit për tre javët e parë, ku përfshihet dhe rikthimi për diskutim i ligjit të importit të mbetjeve, Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) i ka kërkuar Kryeministrit Rama “të bashkëqeverisë” me 90 për qind të shqiptarëve që janë kundër këtij ligji. Me anë të një letre, aktivistët e AKIP, të cilët që prej vitit 2013, kanë kundërshtuar e protestuar kundër miratimit të ligjit që do të lejonte importin dhe djegjen e plehrave në Shqipëri, shprehin shqetësimin se qeveria Rama gjithnjë e më tepër po nxit industrinë e djegjes së plehrave me lejet që ka dhënë për ndërtimin e disa inceneratorëve:

AKIP, letër të hapur Nishanit për importin e mbetjeve

Aleanca kundër Importit të Plehrave në Shqipëri i ka dërguar një letër të hapur presidentit, Bujar Nishani, ku i shprehin shqetësimin në lidhje me miratimin e ndryshimit në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ndryshime të cilat lejojnë importimin e mbetjeve nga vendet e huaja drejt vendit tonë. Sipas AKIP-it, ligji u bë shumë shpejt dhe në mungesë totale të informacionit, transparencës dhe të pjesëmarrjes së qytetarëve shqiptarë. Letra e plotë e AKIP-it drejtuar presidentit Bujar Nishani:

AKIP: Shqipëria do të kthehet në kosh mbeturinash!

Debati për çështjen e importimit të mbetjeve është rikthyer si para 3 viteve, ku përfaqësues të shoqërive civile e shumë qytetarë refuzojnë këtë projektligj. Aleanca Kundër Importit të Plehrave, ka shprehur se vazhdon të jetë kundër ardhjes së mbetjeve dhe se propozimi aktual nuk ndryshon aspak nga propozimet e të shkuarës duke rrezikuar ta kthejë Shqipërinë një kosh plehrash të Europës. Andi Tepelena, ambjentalist dhe bashkë-themeluesi i Aleancës Kunder Importit të Plehrave, ka shprehur qëndrimin e tij kundër importimit të mbetjeve nga Italia për në vendin tonë.

Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër importit të plehrave

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka nisur ditën e djeshme rreth orës 17:40 pranë piramidës protestën kundër vendimit për të importuar plehrat nga vendet e tjera. Pasi qëndruan për afro një orë te piramida, protestuesit prej dhjetëra personash iu drejtuan selisë së Parisë Socialiste. Vendimi për importimin e plehrave në vendin tonë pritet të shqyrtohet së shpejti në Kuvend. Nisma është kundërshtuar fuqishëm nga ambientalistët dhe aktivistët e shoqërisë civile, të cilët e konsiderojnë një vendim edhe më të dëmshëm se ai për importin e armëve kimike.

Importi i mbetjeve, helm për Shqipërinë

Mjedisi në Shqipëri prej vitesh është një temë e nxehtë, dhe e vënë përballë problematikave të vazhdueshme, pasi institucionet shtetërore nuk arrijnë të frenojnë ndotjen që shkaktohet ndaj tij. Në ditët e fundit në Shqipëri ka pasur protesta, diskutime në media nga analistë, politikanë që se kuptojnë fare atë se çka flasin pasi nuk janë ekspertë të asaj fushe, nga përfaqesues të Shoqërisë Civile që mbrojnë interesat e të gjithëve madje dhe të atyre politikanëve që votuan pro Importit të Plerave apo Mbetjeve.

Kontenierë në Shqipëri? Firma 'Drisla': Nuk importojmë mbetje

Pak ditë pasi portali italian, “Pianeta Italia” publikoi lajmin se afro 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme ishin zhdukur në Shqipëri, dalin në dritë detaje të reja, që ngrenë pikëpyetje mbi vërtetësinë e këtij lajmi. Portal italian shkruan se “Drisla”, kompania që menaxhon landfillin në Shkup të Maqedonisë ka porositur në Itali rreth 2604 kontenierë me nga 22 tonë mbetje. Këto kontenierë, me mbetjet urbane të mbledhura në Napoli dhe provincat, nga Campania, Bari dhe komunat e tjera, shkruan faqja “Pianeta Italia, janë nisur gjatë vitit 2016 nga porti i Gioia Tauro në Kalabri, për në Maqedoni duke përdorur si tranzit Portin e Durrësit.

Lajmi i 1400 konteinerëve me mbetje, fals

Skandali i dyshuar i 1.400 konteinerëve me mbetje nga Italia, nisur nga Gioia Tauro dhe shkarkuar në Durrës (rrugës drejt pikës së grumbullimit të mbeturinave Drisla në Maqedoni) dhe të zhdukur në mënyrë të mistershme në territorin shqiptar, po del ditë pas dite në pah si një lajm i rremë (fake news) i prodhuar në Itali dhe i ricikluar në Shqipëri pa asnjë verifikim. Një lajm i mirë ky për qytetarët shqiptarë dhe për mjedisin, por edhe një faqe tjetër e turpshme për politikën dhe gazetarinë shqiptare, që ka kopjuar më të keqen nga gazetaria italiane.

Ligji i mbetjeve, debate mes PS dhe opozitës

Në Shqipëri është rikthyer debati për të ashtuquajturin ligj për importin e mbetjeve, i cili vitin e kaluar ju rikthye pas parlamentit nga presidenti i atëhershëm Bujar Nishani. Socialistët megjithatë njoftuan se do ta tërheqin nismën, pa shpjeguar se si. Por opozita këmbëngul se kjo do të ishte një shkelje e procedurave dhe se e vetmja mënyrë është që të votohet pro dekretit të president për ta rrëzuar ligjin. Kur javën e shkuar parlamenti publikoi listën e projektligjeve të cilat do të duhet t’i nënshtrohen diskutimeve në komisionet e tij, gjatë javëve të ardhshme, përfshirja e dekretit të tetorit të vitit të kaluar të Presidentit Bujar Nishani me anë të së cilit ai rrëzonte ligjin që lejon importin e mbetjeve për qëllime riciklimi, rihapi debatet për këtë çështje.

Lista, “mbetjet” që planifikohen të importohen në Shqipëri

Nga Ilir Sinanaj Në vitin 2012, me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave numër nr 550, datë 22.8.2012, lista e mbetjeve që importoheshin në Shqipëri u zvogëlua në vetëm 25 mbetje. Për më tepër këto 25 mbetje sipas ligjit bënin pjesë njëkohësisht në Listën e Gjelbër, në Listën B të Konventës së Bazelit si edhe në Katalogun Shqiptar të Mbetjeve. E thënë ndryshe të 25 mbetjet e lejuara për import nga administrata ‘Berisha’ klasifikohen si jo të rrezikshme.

Mbetjet, debat për ligjin, por importi vazhdon

Debati për importin e mbetjeve është rikthyer menjëherë pas zgjedhjeve, ndërkohë që ligji i ndryshuar ka ngelur pezull që vitin e kaluar, për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy aleatëve të ish-koalicionit qeverisës. Por, ndërkohë që prej një viti debatohet ashpër rreth ndryshimeve në ligj, në fakt, importi i mbetjeve në Shqipëri nuk është ndërprerë asnjëherë, të paktën deri në vitin 2015, kur disponohen statistika zyrtare. Mbështetur në të dhënat e Instat, për vitin 2015, Shqipëria importoi 60 mijë tonë mbetje.

Mbi menaxhimin aspak të integruar të mbetjeve

Disa kritikë të protestës qytetare të 1 tetorit, sido që dukshëm me qëllim të keq, kanë të pjesërisht të drejtë në një kritikë: Shqipëria qe e ndotur që para protestës së 1 tetorit qe shumë kohë përpara miratimit të ligjit të debatueshëm të 22 shtatorit që lejon importimin e mbetjeve të parrezikshme në Shqipëri. Them se kishin pjesërisht të drejtë për shkak se fajtorë për pisllëkun jemi të gjithë, ne që ishim në protestë, ata që nuk ishin si dhe, më së shumti, fajtore është qeveria, apo qeveritë. Shqipëria miratoi një ligj në vjeshtën e vitit 2011 me titullin mbresëlënës “Mbi Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”.

Mentor Kikia: Pa importimin e mbetjeve, Shqipëria do të qelbet më shumë!

Është rikthyer në qendër të diskutimeve importimi i mbetjeve, kryesisht nga Italia drejt vendit tonë. Pasi erdhi në pushtet në vitin 2013, Partia Socialiste, deklaroi se në Shqipëri nuk do të hynte asnjë mbetje për riciklim, duke hedhur poshtë projektligjin e hartuar në 2011 nga opozita e sotme. Por kjo ishte deri para disa muajsh, kur deputetët e PS-së, Eduard Shalsi, Ervin Bushati dhe Buajar Derveni nga LSI, firmosën propozimin për të lejuar importimin e mbetjeve jo të rrezikshme në Shqipëri dhe zhvillimin e industrisë së riciklimit.

Qeveria nuk tërhiqet nga importi i plehrave, nis trajnimi në dogana për detektimin e lëndëve radioaktive, Durrësi gati të mirëpresë mbetjet

Megjithëse ligji për plehrat është bllokuar prej afro 20 ditësh, që pas rrëzimit me dekret nga presidenti Bujar Nishani, qeveria duket e vendosur ta miratojë atë, madje gjatë kësaj kohe po merren masat për krijimin e të gjitha kushteve të nevojshme infrastrukturore në institucionet shtetërore që do të kenë të bëjnë drejtpërdrejt me zbatimin e këtij ligji. Konkretisht bëhet fjalë për doganat, të cilat që pas bërjes publik të këtij ligji e deri më sot, kanë qenë në shënjestër të kundërshtarëve të këtij ligji, si porta të pakontrollueshme për hyrjen e mbetjeve të rrezikshme.

Rama tërhiqet nga projekti për riciklimin e mbetjeve

Qeveria është tërhequr nga projekti për riciklimin e mbetjeve, duke e futur për diksutim në Parlament dekretin e ish-Presidentit Nishani. Në mbledhjen e grupit të PS, Rama tha se ky vendim u mor jo se ata që e kundërshtojnë kanë të drejtë, apo ish-presidenti ka të drejtë, por është e drejtë e publikut që të mirëinformohet. Rama: Sa i përket çështjesh së dekreteve, ne do të mbajmë një qendrim siç e kemi shprehur në respekt të procedurës së kuvendit të Shqipërisë dhe do të tërhiqemi nga projekti.

Referendum për mbetjet

Nga Ilva Tare

Në historinë demokratike të Shqipërisë është mbajtur vetëm një referendum për Kushtetutën në nëntor të vitit 1994 dhe ai u kërkua dhe realizua nga politika dhe u rrëzua nga qytetarët. Përpjekje të tjera për të konsultuar me publikun vendimarrjen politike nuk ka patur ose kanë dështuar që në fillesat e tyre. Shoqëria civile pavarësisht mbledhjes së mbi 60 mijë firmave, në vitin 2013 nuk i shkoi deri në fund inisiativës për një referendum popullor mbi importin e mbetjeve. Zëri i qytetarëve shqiptarë për cështje që prekin direkt cilësinë e tyre të jetës nuk ka qenë i ngjirur, por krejtësisht i shuar.

Skandali Rama: Ligji i importit të plehrave do të miratohet këtë javë, në shkelje të ligjit

Duket se në ditët e fundit të mandatit të Kuvendit të tanishëm, Kryeministri Edi Rama do të ligjërojë importin e plehrave në Shqipëri. Gramoz Ruçi, kryetari i grupit socialist në Kuvend, në mbledhjen e ditës së hënë të grupit socialsit ka informuar deputetët se: “Ditën e enjte kemi… një seancë të ngjeshur. Do të kemi dhe një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve dhe dua që disa ligje të rëndësishme t’i fusim në kalendar për t’i miratuar brenda këtij sesioni. E kam fjalën për ligjin e përpunimit të mbetjeve të ngurta në Vlorë e po ashtu edhe për importimin e mbetjeve.”