INCA

“Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri”

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri”, mbështetur nga programi ACHIVE, organizoi më 22 Qershor 2016 një tavolinë të rrumbullakët në Përmet. Qëllimi i kësaj tavoline ishte inkurajimi i pjesëmarrjes së gjërë lokale në ndërmarrjen e iniciativave të përbashkëta që synojnë përmirësimin e menaxhimit të burimeve natyrore në vend, zbatimin e legjislacionit horizontal përkatës në fuqi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit mjedisor, si dhe nxitjen dhe krijimin e partneriteteve midis administratave lokale dhe qendrore dhe shoqërise civile lokale.

Koalicioni “One Adriatic” në mbështetje të referendumit në Itali në lidhje me shpimet për naftë dhe gaz

Ditën e dielë, në datë 17 Prill 2016, në Itali do të zhvillohet referendumi rajonal, i cili fton qytetarët italianë të vendosin në lidhje me heqjen e gjithë platformave ekzistuese të shpimit të naftës dhe gazit në distancën e 12 miljeve përgjatë bregdetit, ishujve dhe zonave të mbrojtura. Në të njëjtën kohë qeveria italiane, e përballur me reagimin e fortë të shoqërisë civile, është detyruar të ndalojë dhënien e koncesioneve të reja për platformat e naftës dhe gazit në distancën e përcaktuar më sipër. Kjo është hera e parë që në Itali zhvillohet një referendum rajonal, i cili përfshin rajonet e Puglia, Abruzzo, Marche dhe Veneto.

Parku Kombëtar "Bredhi i Hotovës - Dangelli", mirëpret shkencëtarët e gjeneratës tjetër

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), AdRZM Gjirokastër dhe klasat e 9-ta të shkollës 9-vjeçare "Meleq Gostnishti" Përmet, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, organizuan aktivitete edukuese në Parkun Kombëtar "Bredhi i Hotovës - Dangelli". Ky aktivitet i bashkohet mesazhit ndërkombëtar të fushatës "Shkencëtarët e gjeneratës tjetër", që u quajt edhe aktiviteti i cili u organizua mbi parimin e përqasjes se shkencës me komunitetin. Nxënësit sëbashku me përfaqësuesit e AdZM-Gjirokastër morën pjesë aktivisht në identifikimin e metodave bazë të monitorimit të biodiversitetit në park dhe mësuan fakte shkencore rreth vlerave të parkut.

Pelikani kaçurrel, një veçanti shqiptare

Parku kombëtar Divjakë - Karavasta është bërë mjaft i njohur në rajonin e Ballkanit për shkak të kolonive të pelikanit dalmat, ose i njohur ndryshe si pelikani kaçurrel. Biologë dhe ornitologë kryejnë monitorimin dhe inventarizimin e pelikanit. Rojet kontrollojnë pa ndërprerë, ndërsa biologët ndjekin rregullisht shtimin e popullatës së pelikanit kaçurrel dhe gjendjen e kolonisë së tyre këtu në Divjakë. “Në këtë park të ruajtur mirë ditën dhe natën pelikanët me pendët e përdredhura mbi krye kanë të vetmin ishull folezimi në Shqipëri.

Përmirësimi i efektivitetit të mbulimit dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare

Në kuadër të iniciativës së Granteve të Vogla, realizuar me mbeshtetjen e WWF, UNDP dhe CEPF, INCA po vazhdon punimet për instalimin e infrastrukturës ndihmëse turistike në Zonën e Mbrojtur Detare Karaburun-Sazan. Investimi i Granteve të Vogla konsiston në:

- riparimin e molit të vjetër ushtarak në Gjirin e Shën Vasilit duke e bërë një mol të sigurt për ankorimin e varkave turistike gjatë sezonit të verës;

- instalimin e dy shtigjeve tokësore në Gadishullin e Karaburunit;