indeksi i performances mjedisore

Indeksi i Performancës mjedisore 2016/ Shqipëria e 61-ta në botë

Shqipëria renditet e 61-ta në rang botëror dhe ndër të fundit në rajon për gjendjen mjedisore, sipas Indeksit Botëror të Performancës mjedisore. Indeksi i Performancës mjedisore (EPI) rendit vendet në të gjithë botën sipas performancës së tyre në 2 çështjet prioritare mjedisore: mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mbrojtja e ekosistemeve dhe përpilohet nga Universiteti Yale në SHBA. Treguesit masin objektivat ose mungesën e tyre të implementuara nga kombet, të krahasuar me njëri-tjetrin. Duket se Shqipëria ka renditje të ulët në rajon sa i përket reformave të ndërmarra për mbrojtjen e ekosistemeve.

Raporti i tretë i Performancës Mjedisore

Me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë, drejtuar Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE), Shqipëria iu nënshtrua për herë të tretë Procesit të Rishikimit të Performancës Mjedisore (EPR). Raporti i fundit për Shqipërinë daton në mars të 2012, ndaj gjatë muajit shkurt, Misioni i Kombeve të Bashkuara mblodhi informacione të detajuara dhe fakte mbi ecurinë e reformave në fushën e mjedisit që nga viti 2012.