indi

"Nëna” e vdekur e Indisë

Lumi Gang është një nga lumenjtë më të gjatë në Tokë, por që aktualisht është duke "vdekur". Nga maja e akullt e Himalajave, ku fillon rrjedha e tij, deri në Gjirin e Bengalit, ky lum është duke u helmuar ngadalë. Lumi Gang është gjithashtu edhe kanali që mbart larg mbetjet e 450 milionë njerëzve që jetojnë në zonën e tij ujëmbledhëse. Rritja e shpejtë e ekonomisë botërore ka rritur njëkohësisht edhe ndotjen nga fabrikat dhe fermat. Gjithashtu djegiet anës lumit si pjesë e ritualeve tè besimtarëve hindu i ka kthyer ujërat e tij në toksikë.

”Festivali i Ngjyrave”, pritet spektakël në Indi

Çfarë është Holi( Festivali i Ngjyrave)? Holi është një festival Hindu që shënon ardhjen e pranverës. I njohur gjerësisht si Festivali i Ngjyrave, zhvillohet gjatë dy ditëve dhe është një festë e pjellorisë, e ngjyrave dhe e dashurisë por mbi të gjitha është triumfi i së mirës kundrejt së keqes. Ajo festohet në Indi dhe në Nepal, ku nga e gjithë bota bshkohet në këto dy vende. Ajo është e lidhur shpesh me pluhurat me ngjyrë që përfundojnë në veshjen e njerëzve. Por kjo është vetëm një pjesë e Holi, e cila është e ndarë në dy ngjarje: Holika Dahan dhe Rangwali Holi.

Indi, më shumë se 10 milionë njerëz mbesin pa ujë

Më shumë se 10 milionë njerëz në kryeqytetin e Indisë, Delhi, kanë mbetur pa ujë. Burimi kryesor që furnizonte me uji banorët u shkatërrua gjatë disa protestave e më pas mbahej peng nga qindra persona. Burimi i ujit është tashmë nën kontrollin e ushtrisë. Keshav Chandra, kreu i bordit të ujit në Delhi, i tha BBC-së, se do të marrë ‘tre deri ose katër ditë’ para se të fillojë furnizimi normale më ujë në zonat e prekura. Protestuesit komunitetit “Jat” në Indi kërkojnë më shumë vende pune nga qeveria për të hapur një kanal uji për të cilin kanë më së shumti nevojë.

Indi, ndalohet tregtimi i “Coca Cola” dhe “Pepsi” në Tamil Nadu

Tregtarët në shtetin indian Tamil Nadu ndaluan shitjen e “Coca Cola”-s dhe “Pepsi”-t, në favor të produkteve lokale. Ndalimi i këtyre dy pijeve të ëmbla u propozua nga dy shoqata kryesore të tregtarëve në këtë shtet dhe hyri në fuqi të mërkurën. Masa e tyre u kritikua nga Shoqata indiane e Pijeve, e cila tha se “Coca Cola” dhe “Pepsi” punësojnë mijëra njerëz në Tamil Nadu dhe ndalimi i shitjeve të këtyre produkteve është një lëvizje që shkon kundër rritjes ekonomike. Por sipas shoqatave të tregtarëve, ka disa arsye pse ata ndaluan shitjen e “Coca Cola”-s dhe “Pepsi”-t.

Indi, në New Delhi smogu 70 herë më shumë se limiti i OBSH, emergjencë shëndetësore

Autoritetet e New Delhi kanë vendosur të mbyllin të gjitha shkollat për shkak të një smogu shumë të dendur, që ka mbuluar kryeqytetin e vendit me 20 milion banorë. Në ditën e dytë radhazi reja e dendur e pluhurit ka rritur me 70 herë ndotjen e qytetit. Pluhuri i butë i njohur si Pm2.5, pluhur më i dëmshëm për shëndetin ka prekur kuotën 703, ndërsa niveli i konsideruar i rrezikshëm për shëndetin nga autoritetet është 300, ndwrsa Organizata botërore e shëndetësisë rekomandon të mos kalohen 25 nivelet për të evituar problemet me shëndetin.

Indi, Nju Delhi mbulohet nga reja e smogut. Zemërim te banorët

Banorët e zemëruar të kryeqytetit indian të Nju Delhit, po shpërndajnë në rrjet imazhe të smogut, një ditë pas hedhjes së një sasie të madhe fishekzjarresh me rastin e festes tradicionale të “Divalit”. Nivelet e grimcave të ndotjes janë rritur afërsisht 10 herë përtej limitit të sigurisë. Autoritetet paralajmëruan se Nju Delhi do të përballej me ndotje të lartë gjatë festimeve, për shkak të faktorëve të tillë si lagështia dhe shpejtësia e erës. “Divali”, ngjarja më e rëndësishme hindu në Indinë veriore, shënon fitoren e së mirës ndaj së keqes.

Indi, rikthehet uji në kryeqytet

Furnizimi me ujë është rikthyer pjesërisht në kryeqytetin indian Delhi, ku 10 milionë njerëz u prekën nga kjo mungesë pasi protestues të zemëruar sabotuan një tubacion. U desh ndërhyrja e ushtrisë që të rimerrej kontrolli i ujësjellësit Munak, pasi protestuesit e komunitetit jak, të zemëruar për shkak të kuotave për punë, morën kontrollin e ujit në kuadër të disa ditëve me protesta të dhunshme. Pavarësisht se uji po kthehet në Delhi, zyrtarë të qeverisë thanë se kriza nuk ka mbaruar dhe se qytetarët duhet të tregohen të matur në përdorimin e ujit. Megjithatë, shkollat që ishin mbyllur për shkak të mungesës së ujit, tani kanë nisur të hapen.

Indi, vetëtimat bëjnë “kërdinë”. Të paktën 79 viktima

Të paktën 79 persona kanë mbetur të vdekur nga vetëtimat në Bihar, Jharkhand dhe Madhya Pradesh, prej të cilëve 53 në të parin, 10 në të dytin dhe të paktën 16 në të tretin. Ata u goditën nga fenomeni natyror kur po punonin nëpër ferma, në një kohë me reshje tepër të dendura shiu gjatë së martës. Vetëtimat janë të zakonshme në Indi gjatë shirave të dendura muson. Në Bihar, viktimat janë shënuar në Nalanda, Aurangabad, Rohtas, Purnea, Munger, Gaya, Saharsa, Bhagalpur, Banka dhe Kaimur.

India dhe Kina kompesojnë qëndrimin dëmtues të Donald Trump mbi ndryshimet klimatike

Pesë vite më parë, idea e Kinës ose e Indisë për të ndaluar - ose edhe ngadalësuar - përdorimin e qymyrit u konsiderua si një pengesë e pakapërcyeshme. Reduktimet në shkarkimet e karbonit nga India dhe Kina do të eklipsojnë çdo rritje në SHBA si rezultat i përpjekjeve të Donald Trump për të rritur industrinë e qymyrit, sipas një analize të re. Vëzhguesit e Aksionit ndaj Klimës (CAT) zbuluan se zhvillimet e fundit në Kinë dhe Indi, ku ka pasur një ulje të theksuar të përdorimit të qymyrit, do të reduktonin rritjen e parashikuar të shkarkimeve me rreth tri miliardë tonë krahasuar me një parashikim të bërë vetëm një vit më parë.

India do të krijojë rrjetin e lumenjve më të gjatë në botë

India është aktualisht në mes të një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore, projektit prej 168 miliardë dollarësh që njihet me emrin “Interlinking of Rivers”. Ky projekt i menduar që rreth 40 dekada më parë përfshin bashkimin e 37 lumenjëve indianë në sajë të ndërtimit të 30 kanaleve dhe mbi 3,000 rezervuarëve. Në një shtet që karakterizohet nga thatësira të tmerrshme dhe rrjete të kanalizimeve të ujësjellsave brenda qyteteve që po prishen nga dita në ditë, qeveria e Indisë ka menduar që ky projekt gjigand do të përmirësojë disponueshmërinë e ujit në mbarë vendin.

India do të shesë vetëm makina elektrike, brenda 13 viteve të ardhshme

Çdo makinë e shitur në Indi nga viti 2030 do të jetë elektrike. Planet e qeverisë kanë kënaqur ambientalistët dhe kanë frikësuar industrinë e naftës. Shpresohet se duke hequr nga qarkullimi makinat me benzinë dhe naftë në vitet në vijim, vendi do të jetë në gjendje të zvogëlojë nivelet e dëmshme të ndotjes së ajrit që shkaktojnë 1.2 milionë vdekje në vit. India, si një vend me ekonomi në lulëzim, pritet të bëhet importuesi i tretë më i madh në botë i naftës, duke shpenzuar 150 miliardë dollarë në vit për burime - kështu që një kalim në makinat me energji elektrike do të bënte një ulje të konsiderueshme të kërkesës për naftë.

India ka ndaluar çdo formë të flakjes së plastikës në kryeqytetin e saj

32% të 78 milionë ton paketimesh plastike që prodhojmë në vit pluskojnë në oqeanet tona. Kjo është e barasvlershme me një kamion transpotues mbetjesh plastike çdo minutë. Sipas gazetës India Times, India është përgjegjëse për 60% të plastikës që përfundon në oqeanet e botës çdo vit. Vendi është shqetësuar aq shumë për problemin e tij me mbetjet sa National Green Tribunal ka futur në fuqi një masë ndaluese për hedhjen e plastikës në kryeqytet. Tani nuk lejohet më të përdoren qeset plastike, gotat e çajit dhe takëmet në Delhi. Por kjo nuk është e vetmja problematikë që solli këtë ndalim.

India mbjell 66 milionë pemë në 12 orë

Vullnetarët në Indi mbollën më shumë se 66 milionë pemë në vetëm 12 orë, në një fushatë mjedisore rekord Rreth 1.5 milionë njerëz u përfshinë në fushatën e madhe të mbjelljeve, në të cilën fidanën u vendosën përgjatë lumit Narmada në shtetin e Madhya Pradesh, gjatë të dielës. India u angazhua sipas Marrëveshjes së Parisit për të rritur pyjet e saj me pesë milionë hektarë para vitit 2030 për të luftuar ndryshimet klimatike.

India mund të bëhet lider botëror i energjisë diellore

India po investon gjithnjë e më shumë industrinë e energjisë diellore, duke shpenzuar miliarda dollarë për t’u dërguar energji miliona indianëve që vuajnë mungesën e saj. Masivizimi i kësaj industrie ka bërë që çmimi i energjisë diellore të bjerë gjatë muajve të fundit, madje në nivelet e çmimit të energjisë së qymyrit. Kjo do të thotë që projektet për energjinë e rinovueshme kanë rezultuar shumë efektive në një vend ku rreth 300 milionë njerëz vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

India ratifikon marrëveshjen e Parisit për klimën

India, një nga vendet më të mëdha që shkarkon gaze serë, ka miratuar marrëveshjen globale të Parisit për klimën. Sipas marrëveshjes, India është angazhuar se të paktën deri në 2030, 40% e energjisë elektrike që do të përdoret do të jetë nga burime jo fosile. Shkarkimet e karbonit mendohet të jenë një nga shkaqet e ndryshimeve klimatike. Dhjetorin e kaluar në Paris, vendet ranë dakord të reduktojnë shkarkimet dhe të mbajnë rritjen e temperaturave më poshtë se 2°C. Marrëveshja e Parisit është marrëveshja e parë gjithëpërfshirëse në botë e klimës.

India zëvëndëson makinat duke i kthyer ato të gjitha në elektrike

India do të zëvëndësojë makinat duke i kthyer ato të gjitha në elektrike për të reduktuar ajrin e ndotur që po vret miliona njerëz. Çdo makinë në Indi do të vihet në përdorim me anë të energjisë elektrike deri në vitin 2030 sipas një programi të zbuluar nga ministri i energjisë së vendit. Ky program synon të ulë koston e importimit të karburanit dhe kosto më të ulëta për drejtuesit e automjeteve. “Ne do të paraqesim automjetet elektrike”- tha ministri i qymyrit dhe minierave, Piyush Goyal. “Ideja është që deri në vitin 2030 në vend nuk duhet të shitet fare benzinë dhe naftë.”

Kina dhe India kalojnë SHBA, si vende më atraktive për energjinë e rinovueshme

Kina dhe India kanë tejkaluar Shtetet e Bashkuara për t’u bërë dy vendet më tërheqëse për investimet e energjisë së rinovueshme, njoftoi të martën një raport nga firma britanike e kontabilitetit Ernst & Young. Në një renditje vjetore të 40 tregjeve të energjisë së rinovueshme në mbarë botën në aspektin e tërheqjes, Kina ishte vendi më i lartë, pasuar nga India. Shtetet e Bashkuara, që kryesonin listën vitin e kaluar, kanë rënë në vend të tretë, për shkak të një ndryshimi në politikën e energjisë të SHBA në drejtimin e presidentit Trump.

Kina po ndalon impiantet e qymyrit në proces ndërtimi

Liderët kinezë kanë ndaluar punimet për ndërtimin e 30 impianteve më të mëdha të energjisë së qymyrit në botë, me një kapacitet të kombinuar rreth 17 GW. Ky veprim i padëgjuar tregon se sa seriozë janë autoritetet kineze për të vënë nën kontrolll qymyrit në vend. Dhe këto 30 impiante nuk janë të vetmit që kanë ndaluar punën. Politika që po ndiqet gjithashtu hodhi poshtë planet për transmetimin e energjisë së qymyrit nga Perëndimi i Kinës në bregdet nëpërmjet një rrjeti linjash të transmetimit në distanca të largëta.

Kopshti urban i së ardhmes në Indi

Në Indi po planifikohet të ndërtohet një fshat ekologjik i quajtur Hyperions. Ai do ketë gjashtë kulla të mëdha me 36 kate, ndërtuar pothuajse tërësisht nga druri. Projekti përfshin apartamente, zyra dhe një nga kopshtet më të mëdha urbane në botë. Fshati i ri do të krijohet për të luftuar efektet e ndryshimit të klimës dhe shkatërrimit të ekosistemit lokal. Druri që do përdoret vjen nga pyjet përreth Delhit. Kullat janë të pajisura me kopshte në ballkone, panele diellore dhe pajisje të energjisë së erës, mbuluar nga një serë me një kupolë qelqi. Në hapësirën kushtuar kultivimit të fruta- perimeve, do të jetë e mundur për të prodhuar 20 kg fruta dhe perime organike për metër katror.

  • 1
  • 2