inerte

“Fiks Fare”, lagjja në Cërrik që rrezikon të përmbytet nga firma e inerteve

Banorët e Lagjes Nr. 3 në Cërrik iu drejtuan emisionit “Fiks Fare”, pasi rrezikojnë të përmbyten nga lumi Shkumbin, së bashku me shtëpitë e tyre 100-vjeçare. Në zonën ku ata jetojnë, firma “Vëllezërit Sherifi sh.p.k”, e pajisur me leje shfrytëzimi, gërryen në shtratin e Shkumbinit. Prej më shumë se 10 vitesh, askush nuk e ka kontrolluar veprimtarinë e saj, apo dëmet që ajo ka shkaktuar në zonë.

Hedhja e inerteve, vijon degradimi i vijës bregdetare në Durrës

Hedhja e pakontrolluar e inerteve në detin e Durrësit, po i shkakton ekosistemit pasoja të rënda. “Ndërhyrjet në vijën bregdetare dhe sidomos ato në mjedisin detar, janë me pasoja në florën dhe faunën detare, në botën bimore e shtazore. Aq më tepër që në vijën bregdetare të qytetit të Durrësit, janë luginat e posedonias, një algë mjaft e rëndësishme për botën e gjallë ujor”, tha specialisti Ilir Qesja.

Ministria e Mjedisit gjobit e pezullon kompaninë “Salillari”, merrte pa leje zhavorrin e lumit Osum

Shprehja më e përdorur nga ambientalistët është: Çfarë ne i bëjmë natyrës, ajo na e kthen dyfish. Top Channel ka denoncuar prej ditësh shembuj konkret sesi shkatërrohet mjedisi në vendin tonë. I tillë është rasti i kompanisë Salillari. Kompania Salillari Sh.P.K ushtron aktivitet të paligjshëm pranë kanioneve të Skraparit, ku pa leje mjedisore grumbullon zhavorrin e lumit Osum.

Osumi shkatërrohet pa leje. “Salillari” merr inerte nga lumi pranë kanioneve

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar dy herë t’i japë leje mjedisore kompanisë “Salillari” për të shfrytëzuar shtratin e lumit Osum pranë kanioneve. Megjithatë, kompania e ka ndërtuar pikën e inerteve pranë kanioneve ku merr zhavorrin e lumit për të ndërtuar një pjesë të rrugës Skrapar-Përmet. Pertaq Tole, drejtor i Agjencisë së Mjedisit në Berat, tregon se leja nuk jepet nga institucioni që ai drejton, por ai ka në dorë dokumentet që tregojnë se “Salillari” punon pa leje.