insekte

Shpërthimi i insekteve të çuditshme në Tiranë, efekt i ndryshimeve klimatike?!

Kohët e fundit problematika e insekteve ka kaluar nga çështje e dorës së dytë në atë të frontit të parë. Uzurpimi i gjithë territorit të vendit dhe veçanërisht e Tiranës nga mushkonjat tregon tashmë se ekzistojnë faktorë favorizues në shtimin dhe përhapjen e tyre. Ndër këta faktorë, me ndikim thuajse dominant duket se është klima. Në një vështrim empirik të bazuar në kërkesat e shërbimeve të dezinfektimit të viteve të fundit, vihet re edhe përhapja e disa lloje insektesh, jo të rinj për Shqipërinë por të përmasave jo të zakonshme.