inspektorati shteteror teknik

Abuzojnë në cilësinë e karburantit, u hiqet licenca 40 subjekteve

Inspektorati i Shtetëror Teknik dhe industrial ka propozuar revokimin e licencës për 40 subjekte të tregtimit të hidrokarbureve. ISHTI e ka propozuar zyrtarisht revokimin e licencave, të cilat kanë humbur kushtin e kapacitetit depozitues si detyrim ligjor i përcaktuar. Ligji përcakton se impiantet e depozitimit të gazit të lëngshëm, të naftës duhet të jenë me kapacitet të instaluar 500 m3. Për licencën e llojit “C”. Kapaciteti depozitues duhet të jetë jo më pak se 50 m3 deri në 1000 mijë m3. Njësitë e shitjes me pakicë duhet se nuk i kanë respektuar kriteret e depozitimit.