inspektoriati mjedisit

Djegia e mbeturinave, rrezik për shëndetin e banorëve të Shkodrës

Mbeturinat në Shkodër digjen në mes të ditës në qiell të hapur. Pavarësisht situatës asnjë institucion nuk merr masa për të ndaluar rrezikun e vazhdueshëm që i kanoset mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve. Pothuajse çdo ditë zona pranë fshatit Bardhaj të njësisë administrative të Rrethinave mbulohet nga tymi që çlirohet nga djegia e mbeturinave. Ato hidhen dhe digjen në shtratin e lumit Kir, vetëm pak kilometra larg qëndrës së qytetit të Shkodrës.

Mbahet në Shkodër Forumi i Hapur Qytetar

Përfitimet dhe Shërbimet e Ekosistemeve Ligatinore ka qenë tema e forumit qytetar mbajtur në Shkodër më 1 Mars 2016. Ky forum mblodhi së bashku banorët e zonave Zogaj, Shirokë, Oblikë dhe Muriqan përfshirë këtu grupet e interesit që përfitojnë nga burimet natyrore të ekosistemit ligatinor Liqeni i Shkodrës – Lumi Buna dhe Laguna e Vilunit. Forumi i hapur me bazë komunitare ishte i pari i këtij lloji për të evidentuar dhe prurë sa më afër informacionin që lidhet me shërbimet e ekosistemeve.

Mbetjet spitalore asgjësohen nga shoqëri të cilësuara "fantazëm"

Mbetjet spitalore të cilat hidhen shpesh në lumenj, dëmtojnë çdo ditë shëndetin e shqiptarëve. Kompanitë private të cilat janë të licensuara, i hedhin këto mbetje në ambjente publike për shkak të kostos së lartë që ato kanë për t’u asgjësuar. Mes kompanive private të cilat janë të licensuara, ka edhe nga ato të cilat janë pezulluar nga Ministria e Mjedisit për shkak se kanë shkelur kushtet që parashikon ligji për mbetjet spitalore. Në vitin 2014 shoqëria private Euroteam është pezulluar me urdhër të Ministrit të Mjedisit Lefter Koka si dhe i është vendsour gjobë nga Inspektorati i Mjedisit.

Në gusht 16 zjarre, të gjithë të qëllimshëm

Muaji gusht ka pasur numrin më të madh të zjarreve të rëna në pyjet dhe kullotatat e vendit. Dëmet janë në evidentim e sipër, ndërkohë që si total gjatë gjithë vitit janë djegur 450 hektarë pyje e kullota. Inspektoriati i Mjedistit dhe Pyjeve ka evidentuar 16 raste zjarresh për gushtin dhe gati të gjithë kanë qenë të qëllimshëm. “Arsyet që çojnë tek këto zjarrvënie të qëllimshme janë nga më të ndryshme, që nga konfliktet e pronësisë; tek fondi pyjor, ku nga ndërhyrjet e ndryshme mund të bëhet një zjarrvënie; deri tek ndryshimi i fondit nga pyjor në fond kryesor, për ta përdorur fshatarët për blegtori”, deklaron Ergys Agasi, drejtor i Inspektoriatit të Mjedisit.

Vijon gjuetia e paligjshme në zonat e mbrojtura ligatinore

Gjatë vrojtimeve në terren për zbulimin dhe raportimin e gjuetisë ekipi i Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM) ka hasur në mjaft raste gjuetie. Pothuaj në çdo zone lagunore përgjatë Adriatikut, janë hasur raste të gjuetisë së paligjshme në shkelje të plotë të moratoriumit të dytë të Qeverisë. Gjuetarët me çiftet e tyre lëvizin lirisht dhe të pa shqetësuar në territoret e zonave të mbrojtura të Lagunës së Nartës, Patokut, Kune Vainit, Velipojës, njëkohësisht dhe zona të rëndësishme për shpendët migratorë.