Institucioni i Avokatit te Popullit

Zhvillohet auditoriumi: ”Zhvillimi ekonomik i vendit dhe harmonizimi me politikat mjedisore”

Shqipëria, si vend në zhvillim, dhe me një prioritet të qartë kombëtar drejt rritjes ekonomike ka anashkaluar shpesh mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në lidhje me këtë tematikë më datë 15 dhjetor, u organizua nga Institucioni i Avokatit të Popullit, në zbatim të projektit “Mbështetja e Qeverisë së Danimarkës për Avokatin e Popullit Shqiptar – më pranë komuniteteve lokale, shoqërisë civile dhe medias (2012-2015)” dhe Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri një auditorium me temë ”Zhvillimi ekonomik i vendit dhe harmonizimi me politikat mjedisore”.