instituti i politikave mjedisore

Letër Pozicionimi mbi gjendjen e menaxhimit të ujërave në Liqenin e Ohrit

Instituti i Politikave Mjedisore në Shqipëri dhe Grashnica në Ohër, Maqedoni, kanë zbatuar projekte paralele për të përhapur mënyra të reja në mbrojtjen e cilësisë dhe ujit dhe në menaxhimin e ujit në pellgun e Liqenit të Ohrit në Shqipëri e Maqedoni, përgjatë viteve 2014-2015. Të dy projektet u financuan nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet e Rrezikuara (Critical Ecosystem Partnership Fund - CEPF). Projektet u zbatuan në kornizë të efekteve të ndryshimeve klimatike që do të prekin zonën e Liqenit të Ohrit.

Mbillen “farat” e ruajtjes së Liqenit të Ohrit

Ndotja e liqenit të Ohrit nga mbetjet dhe ujërat e zeza nga njëra anë, shfrytëzimi i ujit të tij për nevojat e bujqësisë nga ana tjetër janë një kërcënim serioz i ekosistemit të këtij liqeni. Ndërgjegjësimi i banorëve lokalë fatkeqësisht nuk është në nivelin e duhur. Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) beson se ata që mund të japin garanci afatgjatë për ruajtjen e liqenit janë të rinjtë që banojnë në këto zona.