Interpol

INTERPOL mbështet aksionin global në Ditën Botërore të Kafshëve të egra

INTERPOLI është duke mbështetur Ditën Botërore të Kafshëve të egra si pjesë e angazhimit për përforcimin e ligjeve në promovimin e sigurisë mjedisore. Lidhur me krimin duke përfshirë pastrimin e parave, tregëtinë e armëve, trafikimin e drogës dhe korrupsionin, krimi ndaj kafshëve të egra përfaqëson një rrezik potencial për sigurinë e komuniteteve sikundër dhe zhvillimin ekonomik të tyre. 

Së bashku me Konventën Ndërkombëtare mbi Tregtinë e Specieve të Rrezikuara të Florës dhe Faunës së egër (CITES), pjesë e Konsorciumit Ndërkombëtar në luftën ndaj gjuetisë të Kafshëve të egra duke krijuar kështu një aleancë të fortë për të luftuar këtë krim janë:

Spanjë: Operacioni për ndalimin e peshimit të paligjshëm

Një hetim i autoriteteve spanjolle mbi një rrjet kompanish dhe individësh të lidhur me një flotë anijesh peshkimi të paligjshëm në Antarktik ka rezultuar në gjashtë arrestime dhe hetim të mëtejshëm për 13 persona. Operatorët janë akuzuar për krime mjedisore, pastrim parash, falsifikim dokumentash dhe krim të organizuar të lidhur me tri anije, Kunlun, Songhua dhe Yongding të cilat janë vlerësuar se kanë gjeneruar rreth 10 milionë euro në vit të ardhurave të paligjshme. Në janar të vitit 2015 tre anije kishin hedhur rrjetat e peshkimit për peshkun Patagonian, një lloj peshku me dhëmbë, të cilët kanë një trup të madh dhe janë mjaft të rrallë.