intoksikim

Produktet helmuese që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

Toksinat në produktet e kujdesit vetjak
Ndoshta është e vështirë për një konsumator të njohë të gjithë përbërësit e produkteve të higjenës personale. Për shembull, pasta e dhëmbëve përmban një neurotoksinë të quajtur fluor, e cila nuk duhet konsumuar nëse ka më shumë se 1600 njësi në etiketë për të rriturit. Ndërsa sidomos për fëmijët, pasta e dhëmbëve në asnjë rast nuk duhet të përmbajë më shumë se 500 njësi sipas etiketës. Shampot dhe produktet e tjera për fëmijë përmbajnë Sulfatin Laureth, një kimikat shumë i rëndë që shkakton alergji. Më e keqja nga të gjitha një bashkim substancash të aromës.

Ujë me krimba, gjysma e banorëve përfundon në spital

Konsumonin ujë me krimba, shtrohen në spital për shkak të intoksikimit. Situata alarmante është shënuar në fshatin Shamollë të qytetit të Korçës, ku banorë, mes tyre fëmijë të grupmoshave të ndryshme, prej disa ditësh janë paraqitur pranë urgjencës së spitalit të Korcës në gjendje shëndetësore të rënduar. Burime pranë spitalit rajonal të Korçës thonë se pacientët janë paraqitur në urgjencë me diarre, të vjella, temperaturë dhe dridhje të trupit.