inventarizimi

Elbasan – Diskutim mbi politikat e strategjitë për inventarizimin kombëtar të pyjeve e kullotave

Në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Elbasan u zhvillua një takim me përfaqesues të Projektit të pyjeve në Shqipëri. Merrnin pjesë  perfaqesues nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve të Suedisë, Fakulteti i Pyjeve UBT, AdZM Elbasan, Drejtoria e pyjeve, Bashkia Librazhd, përfaqësues të shoqërisë civile, grupe interesi etj. Diskutimi u  fokusua në ndërtimin e politikave e strategjive për inventarizimin kombëtar të  pyjeve e kullotave me metoda të specializuara. Administrata e Zonave të Mbrojtura në Elbasan ka bërë një punë shumë të mirë për ta kthyer këtë zonë në një atraksion të vërtete turistik.

Laguna e Karavastasë, një ditë në “mbretërinë e shpendëve”

Për herë të parë, Shqipëria ka nisur inventarizimin e plotë të shpendëve ujore, me një grup pune të përbërë nga ekspertë mjedisorë shqiptarë dhe të huaj. Pas Kune Vain të Lezhës, në Parkun Kombëtar të Divjakës 25 ekspertë kanë punuar për regjistrimin e gjithë e shpendëve ujore dimërore. “Ky projekt është në lidhje me gjithë censusin që bëhet në Europë, dhe në shtete të tjera bëhet numërimi paralelisht me ne. Arsyeja është teknika që përdoret, pasi shpendët janë në lëvizje marzhi i gabimit do jetë i vogël”, shprehet drejtori i parkut kombëtar të Divjakës, Ardian Koçi.

Nis inventarizimi i shpendëve ujorë

Shqipëria do të nisë inventarizimin e shpendëve ujorë. Ky proces do të përfshijë punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në qendër dhe qarqe. Kjo do të realizohet falë projektit NATURA 2000 i cili është duke punuar për të zhvilluar dhe zbatuar një program gjithë përfshirës për ngritjen e kapaciteteve për stafin e zonave të mbrojtura. Si pjesë e programit për ngritjen e kapaciteteve për aspektet që lidhen me monitorimin e biodiversitetit, projekti NATURA 2000 do të mbështesë AKZM dhe strukturat e saj rajonale që të marrin pjesë në nismën e rëndësishme të Regjistrimit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujore.

Shumëfishohet numri i shpendëve ujorë në liqenin e Shkodrës

Faza e inventarizimit të shpendëve ujorë që u krye në vendin tonë në vijën bregdetare dhe në liqenet e Shqipërisë evidentoi edhe një herë shtimin dhe shumimin e tyre në habitatet tradicionale. Në këtë inventarizim u angazhuan ekipet e numërimit të PPNEA-s dhe ASPBM-s, nën kujdesin e AKZM-së dhe Ministrisë së Mjedisit, të cilët mbështetën censusin ndërkombëtar të shpendëve të ujit, që u organizua në mbarë botën. Ky vit shënon 50-vjetorin e këtij numërimi dhe realizohet në më shumë se 100 vende.