investim

"Apartejd ushqimor" në radhët e BE-së?

BE-ja do të vërë në dispozicion 1 milionë euro për përmirësimin e analizave për prodhimet ushqimore, pas ankesave të një sërë shtetesh evropiano-lindore anëtare të BE-së për "një apartejd ushqimor" në radhët e BE-së, Bashkimi Evropian bëri disa propozime për rritjen e cilësisë së prodhimeve ushqimore në këto vende. Në një takim të liderëve të Polonisë, Hungarisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë në të cilin mori pjesë edhe komisionerja e BE-së për mbrojtjen e konsumatorëve, Vera Jourova, u tha se BE-ja do të përmirësojë testet për të konstatuar nëse ka dallimeve mes produkteve që ofrohen në lindje dhe perëndim të Evropës.

16 Milionë dollarë mbështetje për fermerët - Prioritet produktet autoktone

Së shpejti nisin aplikimet për skemat e reja financiare në mbështetje të fermerëve shqiptarë. Në fillim të muajit maj do të nisin aplikimet për fermerët që duan të përfitojnë nga subvencionet kombëtare në bujqësi që këtë vit kapin shifrën e 16 milionë dollarëve. Ministria e Bujqësisë thotë se prioritet do të kenë fermerët të cilët kultivojnë produkte autoktone shqiptare. “Në qoftë se ti do të mbjellësh kultivarë autoktonë atëherë ti do të marrësh 600 mijë lekë në krahasim me 500 mijë që ti merr kur ti mbjell kultivarë të tjerë. Autoktonë kemi starkingët për shembull”, shprehet përfaqësuesja e Minitrisë së Bujqësisë, Barie Rexha në një intervistë në media.

500 mijë euro nga UNECE për strehimin dhe zhvillimin urban, nis puna për hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi

Ministria e Zhvillimit Urban është përzgjedhur një prej 4 vendeve fituese për projektin e transhit të 10 të UNDA (United Nations Development Account)-UNECE, “Evidentimi i politikave për një strehim dhe zhvillimi urban të qëndrueshëm në vendet me ekonomi në tranzicion”. Është hera e parë që Shqipëria, përfiton një projekt me vlerë 500.000 euro nga UNECE, UN-Habitat për realizimin dhe zbatimin e objektivave të përcaktuara në Agjendën 2015-2030 për zhvillimin e qëndrueshëm , në nivel kombëtar si dhe për përforcimin e kapaciteteve kombëtare për zhvillimin e politikave të qëndrueshme.

Arabia Saudite “çudit” botën – Do të ndërtojë një megaqytet prej 500 miliardë USD. Zbulohet arsyeja e projektit të quajtur “NEOM”

Qeveria e Arabisë Saudite thotë se do të ndërtojë një mega-qytet prej 500 miliardë dollarësh. Qëllimi i ndërtimit të këtij qyteti është që të diversifikohet ekonomia e vendet, për t’u përqendruar më pak në industrinë e naftës. Projekti i quajtur NEOM do të shtrihet në 10.230 kilometra katrorë, nga ku do të zhvillohet 100% energjia e rinovueshme. Arabia Saudite është eksportuesi më i madh i naftës në botë, por çmimet e ulëta të saj e kanë bërë më të vështirë për vendin shlyerjen e pagesave të punonjësve në këtë sektor.

Biznesi në Alpet Shqiptare, Klosi: Javën e ardhshme miratohet masterplani për zhvillimin e zonës

Alpet shqiptare tashmë janë pjesë e një masterplani i cili do të miratohet së shpejti dhe që synon zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të këtij rajoni. Kështu është shprehur ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë zhvillimit të një konkursi për idetë më të mira të biznesit në këtë rajon. Klosi u shpreh se qëllimi kryesor është që Alpet shqiptare të hyjnë në një cikël të ri të zhvillimit të turizmit duke pasur një qasje më të ekuilibruar sa i takon zhvillimit dhe shfrytëzimit të asaj çfarë natyra i ka dhuruar këtij rajoni.

BNRZH: 63.8 milion euro për projektet e zhvillimit urban dhe turizmit

Marrëveshja e huasë ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, (BNRZH) për financimin me 63.8 milionë euro, të projekteve për Zhvillimin e Integruar Urban dhe të Turizmit, ka hyrë në fuqi dhe pritet të vihet në zbatim. Sipas relacionit që shoqëron këtë marrëveshje, projekti për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit është pjesë e parashikimeve të programit buxhetor afatmesëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Qeveria shqiptare ka përcaktuar rajonin bregdetar zonën Vlorë-Sarandë, si dhe zonën më në brendësi Berat-Gjirokastër-Përmet, si një rajon prioritar që mbart potenciale konkrete si nga ana e peizazhit, ashtu edhe nga ana e aseteve të trashëgimisë kulturore – për të zhvilluar turizmin si një shtysë për të nxitur rritjen ekonomike rajonale dhe kombëtare.

Dita Ndėrkombėtare e Biodiversitetit Smajli: 2 mln € investime nė Alpe

Dy milionë euro ėshtė fondi qė GIZ po investon nė ruajtjen e agro-biodiversitetit nė zonėn e Alpeve, ku ka kėrkuar edhe zhvillimin e turizmit. Kjo deklaratė u bė nga Shpresa Smajli nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Biodiversitetit. “Aktiviteti i sotėm, ka pėr qėllim promovimin e ditės ndėrkombėtare tė bio- divesitetit. Kombet e Bashkuara kanė shpallur kėtė vit, si viti i qėndrueshėm pėr zhvillim. Ideja e kėsaj ekspozite ėshtė tė ndėrgjegjėsojmė turistėt vendas pėr bukuritė dhe vlerat qė mbartin zonat tona turistike.

Fabrikë për plehrat kimike në Fier

Në zonën e Fierit është parashikuar ngritja e një fabrike për plehrat kimike. Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka publikuar një dokument me një plan për rrjetëzimin e kësaj industrie, i cili parashikon mundësinë e ndërtimit të një fabrike për plehrat kimike në këtë zonë që mund të kapë një vlerë maksimale investimi deri në 650 milionë euro. “Fabrika e mundshme e prodhimit të plehrave kimike në Shqipëri duhet të lokalizohet në Fier. Ajo duhet të furnizohet me gaz natyror nga burimet e brendshme dhe duhet të jetë njëkohësisht e lidhur me rrjetin ndërkombëtar të transmetimit të gazit natyror në Shqipëri.

Fondi i Zhvillimit anulon procedurat për turizmin, BB bllokon 64 mln €

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri me dije se ka anuluar tenderin për shprehjen e interesit lidhur me shërbimet e mbikëqyrjes për ndërhyrjet që do të bëhen në katër qytete në Jug të vendit. Bëhet fjalë për një nga procedurat e parashikuara në kredinë prej 63.8 milionë eurosh që Banka Botërore i ka dhënë qeverisë shqiptare me fokus Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin. Tenderi parashikonte mbikëqyrjen e punimeve në pika të veçanta në qytetin e Sarandës, Përmetit, Gjirokastrës dhe Beratit.

Franca jep 66 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në tre komuna në Kosovë

Marrëveshja e huasë për financimin e Projektit të Trajtimit të Ujërave të Zeza për komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit u nënshkrua ditën e djeshme në Prishtinë, mes Ministrisë së Financave të Kosovës dhe NATIXIS, që vepron ne kuadër të Qeverisë së Francës. Kjo marrëveshje ka vlerën prej 66 milionë euro, dhe kushte shumë të mira financiare dhe një normë të interesit për 0.036 përqind dhe një afat kthimi prej 24 vitesh. Ministri i Financave, Abdullah Hoti tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme, pasi investohet për impiantin që trajton ujërat e zeza për rajonin e Prishtinës, me një popullësi deri në 500 mijë banorë.

Gjiganti i energjisë synon krijimin e rrjetit të karikimit Norvegji-Itali – I mundëson makinave elektrike të kapërcejnë kontinentin

Kompania gjermane EON do të bashkëpunojnë me norvegjezët e Clever që prodhojnë pika karikimi për të ndërtuar një rrjet me stacione karikimi të shpejta përgjatë autostradave europiane. Ky lajm vjen në një kohë që rajoni po has vështirësi të përhapjen masive të kërkesave për automjete elektrike. Rrjeti do të mbështetet edhe nga një financim prej 10 milionë eurosh nga Bashkimi Europian dhe do të ketë fillimisht 180 stacione që shtrihen nga Italia në Norvegji.

Gjirokastra, Përmeti, Saranda e Berati, përfituesit kryesorë të financimit 71 mln USD të BB

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot një financim prej 71 milionë dollarësh për Projektin e Menaxhimit të Integruar Urban dhe Turizmit në Shqipëri. Ky projekt do të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e të ardhurave dhe do të mbështesë zhvillimin e ekonomisë lokale në zona të përcaktuara në jugun të Shqipërisë, i njohur si destinancioni kryesor turistik me potencial të jashtëzakonshëm për rritjen ekonomike. Projekti synon të përmirësojë infrastrukturën urbane, të shtojë vlerën e aseteve turistike, si dhe të forcojë kapacitetet e institucioneve për të mbështetur turizmin në nivel lokal.

IFC, marrëveshja e Parisit mundësi për 23 trilionë $ investime inteligjente deri në 2030

Një studim i publikuar nga IFC-ja (anëtare e Grupit të Bankës Botërore) tregon se marrëveshja historike globale për ndryshimet klimatike e miratuar vitin e kaluar në Paris, ka ndihmuar në mundësimin e hapjes së pothuajse 23 trilionë USD investime inteligjente klimatike në tregjet në zhvillim deri në vitin 2030. Nga momenti kur Marrëveshja e Parisit (marrëveshje e cila është nënshkruar edhe nga Shqipëria) u miratua në dhjetor 2015, një numër total prej 189 vendesh kanë dorëzuar plane kombëtare që kanë si synim rritje të rëndësishme të zgjidhjeve klimatike — duke përfshirë energjinë e rinovueshme, qytetet me shkarkim të ulët karboni, efiçencën e energjisë, menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, dhe bujqësinë inteligjente ndaj klimës.

Ikin palmat e autostradës, Bashkia Tiranë do t’i zëvendësojë me pisha, kosto 2.5 milionë euro

Bashkia e Tiranës planifikon që të zëvendësojë deri në fund të këtij viti palmat me pisha në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës, nga mbikalimi i Kamzës tek ai i Kasharit. Vendimi është bërë i ditur në relacionin për disa ndryshime dhe rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë së kryeqytetit për vitin 2017. “Gjatë periudhës që sapo kaloi me thatësirë të pazakonte, bimësia dekorative (palmat e mbjella) nuk u përshtatën me kushtet klimatiko-tokësore të Tiranës, kësisoj nuk i mbijetuan zhvillimit të ciklit të tyre jetësor”, thuhet në relacion.

Impianti i mbetjeve në Fier s'ka nisur por qeveria i jep firmës 4.8 mln euro

Nga 11 nëntori i vitit të kaluar deri në shtator të këtij viti, kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier, që ka të drejtën e koncesionit për trajtimin e mbetjeve në Qarkun e Fierit, ka përfituar 4.8 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit, edhe pse problemi i tokës ku do të zhvillohet investimi ende nuk është zgjidhur e për pasojë, investimi nuk ka nisur. Kompania kaloi një kalvar konfliktesh me komunitetin në Qarkun e Fierit, të cilët me protesta agresive nuk lejuan ndërtimin e impiantit në vendin që ishte planifikuar fillimisht në Mbrostar.

Impianti i pastrimit në grykëderdhjen e Shkumbinit rikthen 40 ha plazh

Mbi 40 hektarë plazh në grykëderdhjen e lumit Shkumbin, të cilat nuk shfrytëzoheshin prej ndotjes së lartë, janë në kushte optimale dhe mund të shfrytëzohen nga pushuesit vendas dhe të huaj përgjatë sezonit turistik veror. Falë një investimi të Ministrisë së Mjedisit në grykëderdhjen e lumit Shkumbin ka bërë të mundur që një hapësirë e madhe plazhi tashmë të jetë fuksionale. Një impiant i montuar në grykëderdhje të lumit, i cili kryen fuksionin e pastrimit të lumit nga mbetje të ndryshme, do të mbajë të pastër këtë vijë bregdetare që prej vitesh ishte futur në listën e plazheve më të ndotura të Shqipërisë.

Investim për pastrimin e shtratit të Ishmit

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Z. Blendi Klosi inspektoi punimet për ndërtimin e impiantit të kapjes së mbetjeve dhe pastrimit të grykëderdhjes së lumit Ishëm dhe rikualifikimin e vijës bregdetare të Godullës në Kurbin. Gjatë inspektimit ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të pushtetit lokal, banorët dhe deputetë të zonës inxhinieri i punimeve tregoi funksionimin e impiantit në mbledhjen e mbetjeve që sjell lumi deri në grykëderdhjen e tij në det duke përdorur një sistem me dy stacione rikuperimi e diga për kapjen e mbetjeve të cilat më pas ndahen sipas rrymave me qëllim riciklimi.

Investimet ‘strategjike’ në turizëm kërcënojnë habitatet e lagunave shqiptare

Pelikani Kaçurrel është anëtari më i madh i familjes së pelikanëve dhe zogu më i madh i ujërave të ëmbla në botë, me hapje krahësh të krahasueshme me Albatrosët e Mëdhenj. Kjo specie e rrallë e ka zonën e folenizimit në lagunat e Karavastasë dhe të Nartës, dy hapësira ligatinore të mbrojtura në bregdetin jugor të detit Adriatik. Megjithatë, sipas aktivistëve mjedisorë e ardhmja e Pelikanit Kaçurrel dhe e shumë specieve të tjera që folenizojnë në lagunat e Nartës dhe Karavastasë është në rrezik, pasi habitati i tyre kërcënohet nga dy projekte të mëdha për resorte turistike, të cilat nuk respektojnë statusin e tyre si zona të mbrojtura.

Kërkesa e Konfindustrisë - Lejet mjedisore për investimet publike, private dhe PPP sipas standardeve të BE

Konfindustria do ti kërkojë zyrtarisht qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017, që legjislacionit i lejeve mjedisore për investimet publike, private dhe PPP të përmirësohet sipas standardeve më të larta mjedisore të Bashkimit Europian. Përmes njoftimit për mediat, administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, nënvizon se kriteret e sotme të mënyrës së përllogaritjes së plotë të kostove financiare mjedisore në ekonomi, hapësirën gjeografke, kohështrirje,etj. janë larg standarteve ndërkombëtare dhe shërbejnë si shkak për pasoja të rënda në afatgjatë për ekonominë kombëtare.

  • 1
  • 2