Irak

Tërmeti në kufirin Irak-Iran, mbi 330 të vdekur

Tërmeti 7.3 ballë që tronditi zonën kufitare mes Iranit dhe Irakut ka shkaktuar vdekjen e të paktën 339 personave dhe plagosjen e 2.800 të tjerëve. Autoritetet iraniane kanë deklaruar ndërkohë se 70 mijë persona të tjerë kanë nevojë për strehim. Shumica e viktimave janë nga provinca perëndimore e Iranit, Kermanshah, ndërsa 11 të tjerë humbën jetën në Irak, ku njerëzit braktisën shtëpitë dhe dolën në rrugët e kryeqytetit Bagdad.