Iran

Irani, vendi i nëntë që ndalon përdorimin e kafshëve të egra në cirqe

Sapo dëgjon fjalën cirk, ka të ngjarë që imazhi që të vjen në mendje të jetë pamja e një luani që kërcen mes zjarrit, një elefant që qëndron me këmbët mbrapa ose një majmun që përdor një biçikletë. Këto të gjitha mund të shfaqen si veprime zbavitëse apo si një aftësi e perfeksionuar, por gjithsesi është fakt se kafshët e cirkut vuajnë nga abuzimi dhe nga stresi mendor, me qëllim që të trajnohen për të performuar veprime të tilla. Duke njohur anën e errët të këtyre veprimeve me kafshët, disa shtete kanë ndaluar përdorimin e kafshëve të gjalla në performancat e cirkut.  

Në Iran termometri ka regjistruar 54 gradë Celsius

Organizata Botërore Meteorologjike ka publikuar një raport për temperaturat ekstreme të cilat janë regjistruar në disa vende të botës. Raporti përfshin periudhën prej fundit të qershorit dhe deri në fillim të muajit korrik. Një nga temperaturat më të larta është regjistruar më 29 qershor në Iran, ku termometri ka shënuar plot 53.7 gradë Celsius, e cila ka qenë edhe temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në këtë shtet. Kjo temperaturë e lartë është regjistruar gjatë valës së të nxehtit, e cila ka përfshirë Iranin, Irakun dhe Kuvajtin.

Shkencëtari iranian: Kam shpikur makinën që punon me ujë

Alaeddin Qassemi, pretendon se ka bërë një shpikje të re; një makinë që funksion vetëm me ujë. Në një video të publikuar në Youtube, shkencëtari thotë se makina është në gjendje të mbajë 60 litra ujë dhe mund të udhëtojë deri në 900 km për 10 orë. Fuqi vjen pasi H2O është e ndarë midis hidrogjenit dhe oksigjenit, të cilat reagojnë kimikisht për të prodhuar energji. Sipas shpikësit, motori i makinës prodhon avujt e ujit, duke shkaktuar zero ndotje të ajrit. Në video, shkencëtari shfaqet duke pirë ujë dhe më pas furnizon automjetin e tij.

Studim: Klima e lagësht nuk ka gjasa edhe për 10 mijë vjet

Dy stalagmite të nxjerra nga një shpellë në Iran kanë regjistruar ndryshimet klimatike për rreth 128 mijë vjet. Analizmi i përbërjes së tyre kimike bëri që hulumtuesit të arrinin në përfundimin se moti i thatë në këtë rajon nuk pritet të ndryshojë gjatë 10 mijë viteve të ardhshme. Ndërsa pikojnë ngadalë në tokë, pikat e ujit të mbushura me minerale që formojnë stalagmitet, krijojnë dhe arkivojnë ndryshimet klimatike jashtë shpellës. Këto stalagmite nga shpella Qal’e Kord[[AHL-lay kourd]]në Iran, përmbajnë të dhëna mbi reshjet në Lindjen e Mesme nga 70 mijë deri 130 mijë vjet më parë.

Tërmeti në kufirin Irak-Iran, mbi 330 të vdekur

Tërmeti 7.3 ballë që tronditi zonën kufitare mes Iranit dhe Irakut ka shkaktuar vdekjen e të paktën 339 personave dhe plagosjen e 2.800 të tjerëve. Autoritetet iraniane kanë deklaruar ndërkohë se 70 mijë persona të tjerë kanë nevojë për strehim. Shumica e viktimave janë nga provinca perëndimore e Iranit, Kermanshah, ndërsa 11 të tjerë humbën jetën në Irak, ku njerëzit braktisën shtëpitë dhe dolën në rrugët e kryeqytetit Bagdad.