Irlande

Irlanda, kombi i parë që ndërpret përdorimin e lëndëve djegëse fosile

• Parlamenti i Irlandës ka kaluar më herët një projektligj, i cili ndalon vendin të investojë në lëndë djegëse fosile si pjesë e një fondi qeveritar prej 8 miliardë Euro. • Shitja e investimeve në Irlandë është lëvizja më agresive e ndërmarrë kundër lëndëve djegëse deri më sot, por ata nuk janë të vetmit në përpjekjen për të ecur drejt energjisë së pastër. Irlanda ka bërë histori duke kaluar një projektligj që do të ndalojë të gjitha investimet në qymyr dhe naftë. Legjislacioni mblodhi shumicën e votave (90 në 53) në favor të shitjes së të gjitha investimeve në lëndët fosile nga Fondi tetë miliardë paundësh Strategjik i Investimeve në Irlandë.

Irlandë: Mrekullia e rikthimit të plazhit pas 30 vjetësh

Në qytezën irlandeze Dooagh në ishullin Achill banorët i gëzohen sot rikthimit të plazhit, që u zhduk papritur 30 vjet më parë. Plazhi me rërën e rikthyer josh sërish më shumë turistë në këtë qytezë. Atlantiku është i ashpër përreth ishullit Achill, në perëndim të Irlandës. Deti, thonë vendasit, karakterizon gjithçka këtu. Ata krenohen me plazhet dhe shkëmbinjtë e tyre, që janë më të thepisurit në Europë. E veçanërisht banorët e Achill krenohen për plazhin në qytezën Dooagh.

Mrekullitë e natyrës – Rishfaqet brenda natës plazhi i zhdukur prej 12 vitesh

Imagjinoni të zgjoheni një ditë dhe të shihni se plazhi i bukur në vendin tuaj nuk është më dhe se rëra e tij e bardhë është rrëmbyer nga stuhi të forta e të frikshme. Më pas ju vazhdoni me përditshmërinë tuaj derisa pas 12 vitesh papritmas plazhi është rikthehet përsëri por nga një stuhi tjetër. Kjo është ajo që ndodhi në Ishullin e Achill jashtë brigjeve të Irlandës, ku banorët po festojnë kthimin e plazhit të bukur të Ashleam Bay që u zhduk në vitin 2005. Por më e çuditshmja është që një tjetër plazh në Archill pati një rast të ngjashëm ku u zhduk njëherë por iu desh shumë më shumë kohë për t’u rikthyer.

Uragani Ofelia mbërrin në Irlandë, 3 viktima, 320 mijë banorë pa energji elektrike

Të gjitha shkollat janë mbyllur në Irlandë, për shkak të Ofelia, uragani i kategorisë 1, por që ka një fuqi shkatërruese. Të gjithëve u është ndaluar lëvizja në rrugë pasi era parashikohet të ketë shpejtësinë 130km/orë. Probleme ka pasur në furnizimin me energji elektrike, transport. Në gadishullin iberik 35 të vdekur për shkak të zjarreve, të cilat jane ushqyer edhe nga erërat e forta te Uraganit. Niveli i alarmit është ai maksimali, për të gjithë Vendin dhe Irlandën e Veriut. Erërat e forta kanë përfshirë edhe Skocinë, Galles dhe Anglinë, ku më shumë se 320 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.