Isa Mustafa

Përmbytje nga reshjet edhe në Kosovë, Mustafa kërkon angazhimin e autoriteteve

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës. Si pasojë e reshjeve të shiut, janë paraqitur probleme në disa qytete dhe vendbanime. Raportohet për përmbytje sidomos në fshatrat e komunës së Malishevës. Në Bellanicë, Banjë, në qytezën e Malishevës, si dhe në lokalitetet e tjera nëpër të cilat kalon lumi Mirusha, sipas pamjeve dhe fotografive të banorëve lokalë të postuara në rrjete sociale, uji ka hyrë në objekte të banimit, si dhe në biznese. Gjendje e rëndë paraqitet edhe në Komoran, Suharekë, Shtime, etj. Në anën tjetër, reshjet po vazhdojnë me intensitet të njëjtë.