ishem

Delfin i ngordhur e me plagë në trup në grykderdhje të Ishmit

Një delfin është gjetur i ngordhur në brigjet e lumit Ishëm rreth 20 kilometra larg detit Adriatik. Gjitari i rrallë u pa nga një qytetar i rastit dhe në trupin e tij ka dy plagë që nuk dihet nga çfarë janë shkaktuar dhe mbi të gjitha, si ka përfunduar në lumin Ishëm. Mendohet se delfini i cili peshon rreth 80 kg. mund të jetë goditur nga ndonjë anije dhe trupi i tij ka dalë 20 kilometra larg Adriatikut. Është një rast i çuditshëm që një delfin të gjendet në ujërat e lumenjve.

Investim për pastrimin e shtratit të Ishmit

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Z. Blendi Klosi inspektoi punimet për ndërtimin e impiantit të kapjes së mbetjeve dhe pastrimit të grykëderdhjes së lumit Ishëm dhe rikualifikimin e vijës bregdetare të Godullës në Kurbin. Gjatë inspektimit ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të pushtetit lokal, banorët dhe deputetë të zonës inxhinieri i punimeve tregoi funksionimin e impiantit në mbledhjen e mbetjeve që sjell lumi deri në grykëderdhjen e tij në det duke përdorur një sistem me dy stacione rikuperimi e diga për kapjen e mbetjeve të cilat më pas ndahen sipas rrymave me qëllim riciklimi.

Lumi Ishëm në Fushë-Krujë del nga shtrati, përmbyten qindra hektarë toka

Shirat e rënë gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të shumta në fshatin Mazhë e madhe në rrethin e Krujës. Janë dhjetra hektarë që ndodhen nën ujë në këtë fshat si edhe ne vendin e quajtur Ura e Gjolës. Siç thonë banorët, këto toka vazhdojnë të jenë të përmbytura deri në muajin maj, pasi ato realisht nuk thahen kurrë, por ndryshon vetëm niveli i ujit në varësi të shirave që bien. Arsyeja e këtyre përmbytjeve janë mospastrimi i kanaleve që prej 25 vjetësh dhe megjithëse ky problem i madh e i përhershëm njihet, askush nuk ka marrë masa për stabilizimin e gjendjes.

Ndotja në Ishëm, rrezik epidemie për banorët, zhduken edhe gjallesat

Lumi Ishëm është një nga lumenjtë më të ndotur në vendin tonë. Lumi i Terkuzit, i Lanës dhe i Tiranës bashkohen në veri të aeroportit të Rinasit duke formuar këtë lumë. Të gjithë këta lumenj sjellin me vete plehra të të gjitha llojeve, ku një pjesë e madhe përfundon në det dhe pjesa tjeter ngelet ne barishtet e shkurret e lumit Ishem, duke shkaktuar ndotje të madhe. Ndërsa një pjesë e këtij lumi është pastruar, kjo vetëm në segmentin që kalon në qytetin Tiranës, pjesa tjetër, deri në grykëderdhjen në det, është krejtësisht i ndotur.