Islande

Islanda po përdor “pikat e nxehta të Tokës” për të prodhuar energji nga magma

Impiantet e energjisë gjeotermike përdorin nxehtësinë e vetë Tokës si një burim energjie dhe tani Islanda po ndërmerr disa hapa teknologjikë për të prodhuar energji nga magma. Vendi po bën shpime të thella në Tokë për të arritur temperatura 400 – 1000°C, të cilat mund të prodhojnë dhjetë herë më shumë energji elektrike se burimet tipike gjeotermale. Islanda tashmë po shmang përdorimin e lëndëve djegëse fosile, por nuk po ndalon përpjekjet për inovacion. Projekti për Shpime në Thellësi në Islandë (IDDP) po kryen shpime deri në 5 km në thellësi të kores së Tokës duke përdorur pajisjen e quajtur “Thor”.

Në Islandë zbulohet një mineral i ri

Një mineral i ri zbulohet në Islandë. Shkencëtarët raportojnë se minerali i sapo zbuluar “topsoeite” përbëhet nga molekulat e ujit, hekurit dhe fluori. Minerali u zbulua pranë vullkanit Helka dhe Eldfell dhe se prej kohësh mostrat e marra pranë këtyre dy zonave po studioheshin. Tonçi Baliç-Zhuniç nga Universiteti i Kopenhagës, tha se ky është mineral i shtatë i ri i zbuluar në këtë zonë që nga viti 2009. Ai shtoi se zona e vullkanit është shumë e pasur me minerale dhe se ka mundësi për të zbuluar lloje të reja.

Vullkani më i madh i Islandës pritet të shpërthejë

Islanda ka lëshuar alarmin pasi vullkani më i madh i vendit u godit nga dridhjet më të mëdha që nga viti 1977. Dy tërmete të mëdha tronditën kraterin e Katlas të hënën në mëngjes, tha Zyra Meteorologjike e vendit në një deklaratë. Kjo u pasua nga të paktën 10 dridhje të tjera në vullkan, i cili ngrihet 1,450 metra në ajër në bregdetin jugor të ishullit të Atlantikut të Veriut. Katla ka shpërthyer herën e fundit më 1955 dhe 1999. Asnjëri nga shpërthimet nuk ishin mjaftueshëm të mëdhenj për të thyer akullin që mbulon një pjesë prej rreth dhjetë kilometrash.