iucn

"Hapat e Gjelbër", revista më e re e edukimit natyror

Revista “Hapat e Gjelbër” nisi si ide rreth dy vjet më parë në konkursin e ideve të Ekonomisë së Gjelbër të organizuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit, REC Shqipëri. Sot publikimi i saj është bërë i mundur përmes Projektit të Financuar nga Bashkimi Europian, nga Projekti NaturAL (IPA Natura 2000 & Protected Areas) “Forcimi i Kapaciteteve Kombëtare për Ruajtjen e Natyrës-Përgatitja për Rrjetin Natura 2000” si dhe me mbështetjen e partnerëve: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Ministria e Mjedisit dhe IUCN.

Aktivitet mjedisor për Zonat e Mbrojtura

Në një nga mjediset e Hotel Tirana Internacional po prezantohet plani i menaxhimit të Peisazhit Natyror Lumi Buna dhe i Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë.Të pranishëm janë zv/ministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu, Drejtori i AKZM Zamir Dedej, drejtues të IUCN dhe Cooperacione Italiane, etj. Ky aktivitet për stafin e AKZM zhvillohet me mbeshtetjen e IUCN dhe Cooperacione Italiane. Sipas metodologjisë së përdorur në këto dy plane, do hartohen edhe planet e tjera të menaxhimit për zonat e mbrojtura.

Edhe disa zona pyjore të vendit tonë mund të fitojnë mbrojtjen e UNESCO-s

Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA) bënë të ditur se disa zona pyjore të vendit tonë do të propozohen për të qenë pjesë e Trashgimisë Natyrore Botërore. Zona qendrore e Rrajcës në Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicë si dhe Rezerva Strikte Natyrore Lumi i Gashit në Alpet Shqiptare janë dy nga 9 zonat në nominim për të qenë pjesë e Trashëgimisë Natyrore Botërore, site të UNESCO-s. PPNEA, pjesë e Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) ka punuar ngushtë bashkë me Euronatur për përcaktimin dhe promovimin e të dy zonave.

Ekosistemet detare dhe vlera e tyre ekonomike për komunitetin që jeton në afërsi

Në rrethin e Vlorës gjendet i vetmi Park Kombëtar Detar, ai i “Karaburun Sazani-it”, i cili ofron vlera të jashtëzakonshme natyrore por edhe turistike. Një ndër pasuritë më të mëdha të këtij parku janë ekosistemet e livadheve të Posidonia-s (Posidonia oceanica), të cilat shërbejnë si strehë e shumë gjallesave detare, pjesë e listës së kuqe apo specieve të rrezikuara me interes ndërkombëtar. Nga ana tjetër ky park ofron mundësi për zhvillim turistik të qëndrueshëm duke mundësuar aktivitete turistike, të cilat nuk kanë ndikim negativ në mjedis.

Ekspedita në “Arkën e Noas” sekrete në Sumatra

Vetëm disa vite më parë, ky vend nuk kishte emër. Dhe në fakt pseudonimi i tij i ri – Kodrat Habadaun – është krijimi i vetëm i konservatorit Haray Sam Munthe. Habadaun në gjuhën vendase ka kuptimin “rënie” – dhe Munthe vuajti pikërisht një rënie të tmerrshme në një nga këto kodra, ndërkohë që kërkonte tigra në vitin 2013. Por Kodrat Habadaun mbetet ende një vend i panjohur nga qeveritë indoneze dhe është një vend bosh në hartat e botës – edhe pse mund të jetë një prej strehave të fundit të mëdha për gjitarët e mëdhenj në ishullin e Sumatras.

Gjirafat po zhduken pa shumë zhurmë

Rënia dramatike e popullatës së gjirafave përgjatë 30 viteve të fundit ka bërë që gjallesat më të gjata të botës të klasifikohen si “drejt zhdukjes”. Numri i tyre ka rënë nga 155 mijë në vitin 1985, derinë 97 mijë të tilla në 2015-n, sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Numri i këtyre gjallesave ka rënë për shkak të humbjes së habitateve, gjuetisë pa kriter dhe trazirave civile në shumë pjesë të Afrikës. Ndërkohë, popullata të tjera më në jug të kontinentit afrikan duket se po shënojnë rritje.

Hidrocentrali “Katundi i Ri” Drin dëmton lloje endemike të rrezikuara peshqish

Në dhjetor 2015, Qeveria Shqiptare miratoi fillimin e procedurës tëkoncesionit për hidrocentralin Katundi i Ri, në lumin Drin. Vendimi i miratuarme anë të VKM nr. 1068, datë 23.12.2015 “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katundi i Ri”, mbi lumin Drin i Zi”, Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Suzer” dhe “Nurol” (Nurol Eberji Uretim ve Pazarlama dhe Eksen Holding A.S.).

Mbrojtja e trashëgimisë botërore të natyrës, Shqipëria në listën e IUCN

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) po shqyrton nëntë nominime të Trashëgimisë Botërore me kritere natyrore, duke përfshirë dy zgjerime dhe shtatë vende të reja, të cilat janë propozuar për vitin 2017. Shqipëria është ne mesin e vendeve të përzgjedhura bashkë me Austrinë, Belgjikën, Bullgarinë, Kroacinë, Italinë, Rumaninë, Spanjën dhe Ukrahinën. IUCN bën rekomandime nëse një vend duhet të jete në Listën e Trashëgimisë Botërore apo jo, si organi zyrtar këshillues për natyrën në Komitetin e Trashëgimisë Botërore, raporton Monitor.

Në lagunën e Vilunit gjendet një breshkë deti e ngordhur

Gjendet një breshkë e ngordhur në Lagunën e Vilunit, në lindje të të plazhit të Velipojës. Breshka e llojit Chelonia mydas është gjetur nga inxhinieri i akuakulturës Besart Halilaj në bregun e detit, në fshatin Rrjoll. Fshati Rrjoll bën pjesë në Njësinë Administrative Velipojë, Bashkia Shkodër, e njëkohësisht në Zonën e Mbrojtur të kategorisë V të IUCN Peisazh Ujor Tokësor i Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë, me sipërfaqe 23.027 hektarë. Duke folur për gazetën VIJA, Halilaj tha se breshka me peshë rreth 40 kg, është 90 cm e gjatë dhe 55 cm e gjerë, ndrësa gjatësia e zhguallit është 67 cm. Mendoj se është e moshës mesatare, duke gjykuar nga përmasat dhe pesha, - tha ai.

Nis (BioNNA), Baza e të Dhënave Kombëtare të Biodiversitetit për Shqipërinë

Të dhënat kombëtare për biodiversitetin janë tashmë të vlefshme përmes faqes së internetit “Rrjeti Kombëtar i Biodiversitetit të Shqipërisë” (BioNNA). Ky është një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes së Shqipërisë për Natura 2000, duke siguruar që të dhënat e biodiversitetit të jenë të mbledhura sipas protokolleve standarde, të ruajtura ndër vite dhe në dispozicion të komunitetit shkencor, vendimmarrësve dhe planifikuesve, eko-turistëve dhe publikut të gjerë.

Nismë qytetare për pastrimin e Lumit Shkumbin

Një nismë interesante nga Natura 2000, IUCN, ADZM, PPNEA, do të organizohet më 11 Mars në qytetin e Elbasanit për pastrimin e lumit Shkumbin nga inertet dhe hedhjet e mbeturinave plastike. Aktiviteteti do të jetë me pjesëmarrje të qytetarëve dhe nga institucionet publike. Po kështu edhe stafi drejtues dhe administrata e AdZM në këtë qytet, do të jetë protagoniste në organizimin dhe zhvillimin e nismës për një lum më të pastër. Shkumbini është një lum që bëhet tepër i rrëmbyeshëm në periudha shirash dhe përmbyt toka bujqësore dhe banesa pranë tij.

Plastika nga gomat, ndotësi më i madh i oqeaneve

Mikroplastika nga gomat dhe tekstilet është një nga burimet më të mëdha të ndotjes së deteve, shprehet IUCN. Sipas një raporti. më shumë se 30% e plastikës në oqeane çdo vit vjen nga mikroplastika parësore, jo nga shpërbërja e copëzave të mëdha. Mikroplastika që vjen nga shpërbërja e gomave të konsumuara apo nga pëlhurat sintetike janë burimi kryesor i ndotjes. IUCN studioi të dhënat nga 7 rajone të ndryshme të botës për të parë se çfarë pjese zë mikroplastika parësore në 9.5 milionë ton mbetje plastike të hedhura në oqeane çdo vit.

Rezerva natyrore e lumit të Gashit ne Tropojë, nominohet si pjesë e trashegimisë natyrore botërore të UNESCO-s

Një pjesë e rezervës natyrore të lumit të Gashit ne Tropojë, për vlerat e veçanta që ajo mbart, është nominuar për të qenë pjesë e trashigimisë natyrore botërore të UNESCO-s. Për këtë qëllim ishte këtu në një vizitë studimore oficerja e IUCN-së për monitorimet e Programit të Trashëgimisë Botërore, Elena Osipova. Ajo u shoqërua nga specialistë të AdZM Kukës. Përshtypjet e saj nga kjo vizitë ishin shumë të mira dhe raporti i saj do të jetë pozitiv. Një sipërfaqe prej 1260 ha e kësaj rezerve në vitin 2017 do të miratohet si pjesë e trashëgimisë natyrore botërore.

Rrëqebulli i Ballkanit listohet në Shtojcën e II-të të Konventës së Bernës

Prej 5 dhjetorit, Konventa e Bernës* po organizon një takim tre ditor në Strasbourg ku delegatë, ekspertë dhe përfaqësues të OJF-ve po diskutojnë mbi rezultatet e aktiviteteve/iniciativave të realizuara gjatë vitit 2017, në veçanti mbi kontrollin e specieve invazive aliene, eleminimin e gjuetisë së paligjshme të shpendëve, marrdhëniet midis ndryshimeve klimaterike dhe biodiversitetit, mbrojtja dhe ruajtja e specieve të amfibeve reptileve dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mbi listimin në konventë edhe e nënllojit të rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus).

Rrëqebulli i Ballkanit në Listën e Kuqe për Llojet e Kërcënuara

Lista e Kuqe për Llojet e Kërcënuara e Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës, është një sistem i cili përfshin informacion për bimët, kërpudhat si dhe kafshët të cilat përballen me zhdukjen globale.

Ky sistem i IUCN-së për Llojet e Rrezikuara, e ka klasifikuar Rrëqebullin e Ballkanit si një specie e rrezikuar në mënyrë kritike. Rrëqebulli i Ballkanit është një nënlloj i kërcënuar i Rrëqebullit të Euroazisë i cili gjendet në zonën jug-perëndimore të maleve të Ballkanit në zonën kufitare midis Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Shqipëria, vendi i tulipanëve…

Një nga vlerat më të veçanta të natyrës shqiptare është edhe tulipani. Për disa kjo mund të duket e çuditshme, në mos çmenduri, por në fakt është e vërtetë. E këtu nuk flitet për një lloj të vetëm, por për disa të tillë që i rendisin trojet shqiptare ndër më të pasurat më këtë lloj bime në Europë. Vetëm deri pak kohë më parë bota njihte 113 lloje tulipanësh, por duke qenë se shumë prej tyre janë zbuluar herët, pasi në Europë ata kanë mbërritur që në shekullin XVI, një grup ndërkombëtar ekspertësh kreu analiza morfologjike dhe gjenetike të reja të specializuara.

Studimi: 75% e peshqve në ujërat e ëmbël në Shqipëri kërcënohen nga ndërtimi i HEC-eve

Rreth 75 % e peshqve në ujërat e ëmbël të Shqipërisë janë të kërcënuar nga ndërtimi i HEC-ve të vegjël përgjatë lumenjve me rrjedhje të lirë. Në një analizë për ndikimin mjedisor të HEC-eve në lumenjtë e Ballkanit, kompania MMacdonald referon se, fauna e Ballkanit është shumë e larmishme. Në krahasim me Evropën Qendrore dhe atë Perëndimore vendet e Ballkanit kanë shtrirje më të pacënuar të lumenjve me peshq shumë të ndryshëm. Sipas vlerësimit të IUCN, peshqit e ujërave të ëmbël janë grupi më i kërcënuar në Evropë.

Vendlindja e Budës nën kërcënimin serioz të ndotjes së ajrit

Vendi historik i vendlindjes së Budës në Nepal përballet me një kërcënim serioz nga ndotja e ajrit, paralajmërojnë shkencëtarët dhe zyrtarët. Të dhënat e fundit të mbledhura nga stacionet e monitorimit të cilësisë së ajrit në pesë vende përgjatë Nepalit tregojnë se, Lumbini është tejet i ndotur. Paralajmërimet kanë ardhur në mes të industrializimit në zgjerim, pranë vendit të shenjtë. Ai gjendet tashmë në një pikë tipike të ndotjes në Pllajën Tibetiane.

Vrojtohet një lloj i ri breshke ujore për Shqipërinë në liqenin e Tiranës

Nga monitorimet për faunën që po kryen tek Liqeni i Tiranës nga Shoqata për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM), është evidentuar një lloj i ri breshke për Shqipërinë. Breshka është lloj alien (dominues) amerikan i introduktuar në Europë para shumë vitesh, por për Shqipërinë nuk ka pasur të dhëna. Lloji i zbuluar i bashkohet dy llojeve të tjera të breshkave të ujrave të ëmbël, duke e rritur numrin në tre të tilla. Breshkujza quhet red-eared slider (Trachemys scripta elegans), e cila është një specie e listuar si një ndër 100 llojet me invasive në botë sipas IUCN.